Serbia detyrohet të dëmshpërblejë për 14 të vrarët në Podujevë më 1999

Është marrë aktgjykimi i parë në Serbi për dëmshpërblim për shkak të përgjegjësisë së shtetit të Serbisë për krimet në Kosovë.

Gjykata e Parë e Beogradit detyron shtetin e Serbisë të paguajë 210.826 euro kompensim dëmesh për 14 gra e fëmijëve të vrarë në mars të vitit 1999 para shtëpive të tyre në Podujevë. Ata u vranë nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë “Skorpioni”. Përfaqësuesi juridik i Fondit për të Drejtën Humanitare të Beogradit.

Sipas FDH-së ky është aktgjykimi i parë në Serbi me të cilin shteti i Serbisë detyrohet të kompensojë për krime lufte të bëra ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Për këtë krim më 2010 morën dënime të plotfuqishme Dragan Borojeviç, Miodrag Shollaja dhe Dragan Mediq, ndërsa Zhelko Gjukiq u dënua pas procesit të përsëritur më 2011. Para këtyre, për këtë krim ishte dënuar edhe Sasha Cvjetan.

Artikulli paraprakSHBA, të shtëna me armë në bazën ajrore të Teksasit, 2 të vdekur
Artikulli tjetërFjalimi gjatë inaugurimit, ja objektivat e Thaçit si President