Senatori Di Biago: Mesazhin nga sheshi i lirisë do ta çoj në BE

Senatori italian Aldo Di Biago udhëtoi drejt Shqipërisë për të dhënë nga Sheshi i Lirisë  mbështetjen e tij për kauzën e shqiptarëve.  Senatori Aldo De Biagio, i kujtoi të pranishmëve se ka luftuar për identitetin e shqiptarëve prej 25 vitesh tashmë, duke luftuar krah për krah me shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni. De Biagio tha se, në agorën e qytetarëve të sheshit të protestës, sot ngrihet edhe themeli i një shoqërie të lirë, dëgjesa ndaj popullit dhe demokracia e vërtetë. “Sot vendosa të jemi me ju në këtë moment përballjeje për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time për ju, për demokracinë vlerat e saj, transparencën dhe dashurinë për atdheun që duhet të jetë prioritet për çdo përfaqësues të popullit. Ndajmë së bashku idetë vlerat  dhe perspektivën e partive popullore evropiane që ka qenë forcë e parë politike që ka promovuar integrimin evropian. Dua të shpreh vlerësimin maksimal për fushatën që ka ndërmarrë kryetari Basha për të angazhuar qytetarët ditë për ditë, duke dhënë imazhin e një pjesëmarrje angazhimi të drejtpërdrejt dhe demokratik, sikurse e shohim këtu sot. Për këtë ka shumë nevojë ky vend për të garantuar qëndrueshmërinë dhe lirinë politike”. De Biagio, foli për rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe pasqyrimin e realitetit shqiptar ashtu si është.  “Janë tre muaj nga zgjedhjet politike në Shqipëri dhe Evropa duhet t’i ndjekë me shumë kujdes ato. Edhe duke marrë parasysh integrimin e Shqipërisë që duhet të jetë prioritet për vendin tuaj, në perspektivën dhe zhvillimin e të gjithë rajonit adriatiko-jonian, ku Tirana është pjesë qendrore. Është ky moment delikat që Evropa duhet të ketë më shumë vëmendje, nisur dhe nga çështja e Reformës në Drejtësi. Bashkimi Evropian jo thjesht duhet tju kujtojë për reformën, por duhet të japë kontributin e vet për elementët kritikë që ka Shqipëria. Por nuk mund  të garantohet se do të arrihen objektivat, nëse nga vetë brenda shtëpisë nuk garantohen rregullat bazë të demokracisë. Dhe sot, qeveria në Shqipëri nuk po i zbaton këto rregulla. Nuk ka demokraci pa rregullin bazë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo qeveri këtë rregull e vë në rrezik”. De Biagio tha se do të përcjellë zërin e shqiptarëve përtej kufijve në mënyrë që të dëgjohen për problemet e tyre, kërcënuese për të ardhmen e vendit. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë në rrezik. Dhe kjo situatë krize jashtë Shqipërisë, në Perëndim  nuk është pasqyruar si duhet. Dhe vëmendja nga Brukseli dhe nga vendet e tjera ka qenë mjaft e vogël. Dhe me praninë time këtu dua të bëhem një kontribut megafoni i zërit tuaj për ta çuar në BE, për të qenë mjaft i qartë mesazhi për çfarë po ndodh këtu në Sheshin e Lirisë. Populli këtu është në mbrojtje të institucioneve legjitime, të institucioneve që të përfaqësojnë të mbrojnë dhe të mbështesin çdo qytetar përtej korrupsionit, egoizmave politike, injorancës dhe arrogancës së theksuar të kësaj qeverie, që vazhdojnë të kompromentojnë  çdo arritje dhe kontribut  serioz që ky vend ka bërë këto vitet e fundit”. De Biagio tha se, integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian mund të vijë vetëm me largimin e kësaj qeverie dhe instalimin e vlerave perëndimore demokratike që fuqizojnë opozitën politike të vendit. “Ne duhet të punojmë së bashku me perspektivën për largimin e kësaj qeverie që anëtarësimi në BE të jetë sa më i shpejtë dhe ky vend të ketë zhvillim ekonomik, rritje të demokracisë. Dialogu politik interesi i popullit dhe një sistem drejtësie transparent është rruga e vetme e mundshme dhe në këtë perspektivë ndajmë së bashku rëndësinë që BE duhet të gjejë instrumenta për monitorimin e zgjedhjeve, dhe unë do të jem një promotor për BE lidhur me këtë çështje. Thirrjes së senatorit italian për këmbëngulje në qëndresën për demokraci të vërtetë, Lulzim Basha iu përgjigj duke e siguruar se kurajoja dhe përgjegjësia e qytetarëve shqiptarë europian do të vazhdojë deri në largimin e kësaj qeverie të lidhur me krimin dhe hapjes së rrugës për një qeveri teknike që do të garantojë aspiratën popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprak31 bijtë e krimit që na qeverisin
Artikulli tjetërBasha-Ramës: Nuk ka ’97, do të shporresh