Senati e ktheu pas tejkalimit të afatit, Shtëpia e Bardhë rikonfirmon Kostelancik për ambasadën në Shqipëri

Shtëpia e Bardhë ka propozuar sërish David Kostelancik si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ky riporpozim vjen pas mosmiratimit që Senati i bëri një javë më parë për shkak të tejkalimit të afateve zyrtare.

Kështu emri i David Kostelancik i është dërguar sërish Senatit amerikan për miratim.

“David J. Kostelancik, nga Illinois, Anëtar Karriere i Shërbimit të Jashtëm të Lartë, Klasa Ministër Këshilltar, nominohet për të qenë Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Artikulli paraprakRikthimi i pazakontë i Bashës
Artikulli tjetërBIRN: Kuvendi rinis punën me ligjet kontraverse për lojërat e fatit e zonat e mbrojtura