Sekuestrohen në Itali 21 kg kokainë dhe heroinë në kamionin e nisur nga Durrësi

21 kg kokainë dhe heroinë brenda kamioni të nisur nga Durrësi janë sekuestruar në Itali.

Policia italiane në Bari bëri të ditur sot se ka arrestuar një shqiptar, 47-vjeç (indentieti i të cilit ende nuk dihet), pasi është kapur rreth 21 kg drogë e llojit kokainë dhe heroinë.

Mediet italiane shkruajnë se janë kapur 12 kg kokainë, e cila ishte e vendosur në 11 pako dhe 8.8 kg heroinë, e cila ishte e vendosur në 8 pako. Mësohet se 19 pakot e drogës ishin fshehur në pjesën e marrshit të kamionit, që drejtohej nga 47-vjeçari.

Droga u zbulua nga qentë e pikës së postbllokut të ngritur për Covid-19. Shoferi deklaroi para policëve se kishte ardhur nga Durrësi dhe po udhëtonte drejt provincave të Piacenza-s dhe Bergamos, pasi do të linte një ngarkesë.

Por, sapo kamioni ndaloi, qentë nuhatën drogën dhe pas kontrollit të imtësishëm të mjetit u gjet lënda narkotike.

Artikulli paraprakImazhi i Fallsifikatorit Edi Rama “infekton” ERTV dhe Facebook !
Artikulli tjetërFarmacitë, bankat e marketet hapur deri në 17:30 nga java ardhshme