Sekretari i Ramës në Kryeministri, avokat i trafikantit të kokainës Agron Xhafa në Itali

Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, njëkohësisht edhe zyrtari më i lartë i administratës civile është nisur urgjent për Itali me qëllim që të ndihmojë klientin e tij, vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron-Geron Xhafaj.
Agron Xhafaj, që për t’i shpëtuar hetimit për trafik droge në kohen aktuale, u nis urgjent drejt Italisë për të kryer dënimin e formës së prerë nga gjykatat italiane po për trafik droge.
Po pse Engjëll Agaçi?agaci1488624319
Agaçi, bëhet e ditur nga disa burime se, është edhe avokat i “Apex” ku Agron-Geron Xhafaj raportohet të jetë aksioner, njëkohësisht duke ndërhyrë tek autoritetet italiane që të ndikojë me ‘ekspertizën’ e audios, mendon të shpëtojë edhe shefin e tij Edi Rama nga rënia e ministrit të dytë të Brendshëm për trafik droge.
Ndërkohë, media pranë Xhafaj janë vetëdekonspiruar në planin e tyre për të manipuluar provat.
Plan që duket se do t’i kompromentojë edhe më shumë, pasi opozita është disa hapa para me prova për rastin në fjalë.
Por duket se lidhja mes tyre është e hershme, që në kohën kur Agron-Geron Xhafaj do të arrestohej në Itali për kokainë.
Që në atë kohë, studio e Engjëll Agaçit do të niste mbrojtjen e Xhafajt. Por jo veç kaq, Syri.net ka mësuar se Agaçi dhe studio e tij në Romë është zyra e cila ka ndihmuar Agron-Geron Xhafajn të mos ekstradohet nga Shqipëria në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata.
Duket se faktet dhe provat do të nxjerrin shumë të palara të Edi Ramës, Fatmir Xhafajt dhe Engjëll Agaçit, i cili prej ditësh ndodhet në Itali për të mbrojtur klientin e tij dhe qeverinë që të mos bjerë.

Pas publikimit të audio-videos së Agron Xhafajt, Prokuroria veproi brenda 24 orëve nën urdhrat e Ramës dhe Fatmir Xhafës për ta dërguar në Itali. Prokuroria lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerrë me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.
Prokuroria dërgoi në Itali për ekspertizë jo zërin e Agron Xhafajt, por të një personi tjetër. Ky skandal u denoncua para pak ditësh edhe nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi të marrë nga një oficer i Policisë Gjyqësore
Oficeri i Policisë Gjyqësore i shkruante Berishës se, kampionët e zërit që janë nisur drejt Italisë, nuk janë të Agron/Geron Xhafajt por të një personi tjetër.
Berisha shkruante në një postim në Facebook se, OPGJ dixhital denoncon mashtrimin e prokurorisë së Tiranës me urdhër të Edvinit për zërin e Geron Xhafës!? Asnjë autoritet zyrtar italian nuk ka marrë përsipër ekspertizën! Don Agaçio sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore po merret me këtë aferë!
“Përshëndetje Dr. Jam OPGj në prokurorinë e Tiranës. Po ju njoftoj se kolegë të mi thonë që kanë futë dikë tjetër për kampionin e zërit dhe nuk është e Agronit. Eshtë dhënë tek prokuroria e Tiranës sepse aty kanë pas akses, dhe jo te Krimet e Rënda. Përveç kësaj moshtrijnë se asnjë marrveshje apo marrje përsipër për ekspertizë nga organet italiane nuk egziston, por Don Agaçio dhe dhe avokati Visha që ka një javë që rrinë në Romë për të rregulluar ekspertizën fallco të klientit të tij. Anonim, ju lutem doktor se më ikën koka!”, shkruante Oficeri i Policisë Gjyqësore.

Artikulli paraprakIslami: Pesë arsyet pse nuk do të hapen negociatat, përgjegjësia bie direkt mbi Edi Ramën
Artikulli tjetërTrafiku i drogës/ Kush ia mbylli gojën Moisi Habilajt në Itali për Tahirin?