“S’doni dialog? Rrini aty”, revolta e studentëve ndaj deklaratës së Ramës

Kryeministri Rama u dha një përgjgije të prerë ditën e sotme studentëve, kur u shpreh se ai është gati t’i presë për të biseduar për kërkesat e tyre.
Kryeministri theksoi se zgjidhja do vinte përmes një dialogu, dhe paralajmëroi “ndonjë” siç e quajti ai që nëse e ka nisur këtë protestë për “revolucion”, le ta provojë.
Por përgjgijia e studentëve nuk ka vonuar.
Ata kanë deklaruar se nuk kanë se çfarë dialogojnë me kryeministrin, por ai duhet të plotësojë kërkesat e tyre.
“Këtu na ka, ai le të vijë këtu po të dojë, nuk shkojmë ne atje. Nëse nuk plotësohen kërkesat tona protesta do ketë dhe një kulminacion”, u shpreh njëri prej tyre.
Ndërkohë një tjetër theksoi se dialogu që kërkon kryeministri tashmë është duke ndodhur sepse çfarë flasin ata përmes medias i dëgjon kryeministri, dhe çfarë flet ky i fundit i dëgjojnë studentët, prandaj nuk i mbetet gjë tjetër veçse të deklarojë që i plotëson apo jo kërkesat e tyre.
“Ultimatumi ynë janë 8 kërkesat e parashtruara, ai do dialog, dialogun ai e ka, ne i kemi artikuluar kërkesat tona, media i ka transmetuar dhe ai i ka dëgjuar. Ai e ka dialogun”, deklaroi një student.
“Po do e vazhdojmë protestën, ne nuk duam fjalë, duam vepra, nuk duam të dalë aty në Facebook dhe të flasë, kryeministri duhet të vijë këtu. Ai është zgjedhur nga populli për të na shërbyer ne”, u shpreh njëra nga studentet e tjera.

Artikulli paraprakProtestë ndaj dy burrave të Lindës, Edvinit dhe Thanasit…
Artikulli tjetërRama dhe Lindita, 100 mijë euro bursë studitimni djalit të Mero Bazes