Schaeuble: Rusia, propagandë me lajme të rreme

Ministri gjerman i Financave, Wolfgand Schaeuble tha se Rusia po udhëheq një “propagandë lufte”, duke përdorur lajme të rreme.
Ai u tha të martën disa korrespondentëve të huaj në Berlin se kanali televiziv shtetëror “Russia Today” prodhon “nga mëngjesi në darkë” lajme të rreme. Kjo sipas tij “është e papranueshme dhe duhet të ndalet”.
Zoti Schaeuble tha se ekziston “një konstante e pabesueshme bombarduese mashtrimi” e propagandës ruse.
Muajin e kaluar autoritetet lituaneze hodhën poshtë një lajm se një ushtar gjerman në shërbim të misionit të NATO-s kishte përdhunuar një adoleshente. Ministri gjerman i Financave nuk komentoi mbi këtë.
Por sipas autoriteteve lituaneze, Rusia kishte sajuar lajmin me qëllim diskreditimin e forcave të reja të NATO-s të vendosura në kufi me të.

Artikulli paraprakTrump sulmon përsëri ish-administratën Obama
Artikulli tjetërTrump: Nuk ka kaos në Shtëpinë e Bardhë