Sandër kimiku vazhdon të hedhë helm, ish-deputetja: Turp për ty dhe shefin tënd gastor…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka qenë i pranishëm në Lezhë ku është përfshirë në një debat me një punonjës në Bashki Nik Leka, për një pallat i cili është dëmtuar në këtë qytet.

Sipas drejtorit të Urbanistikës ka dëmtime pallati në të katër anët e traut dhe ka kërkuar një ekspertizë më të specializuar.

Ndërsa i thoshte këto fjalë, ministri Lleshi është nxehur duke i thënë të mos përhapë panik tek banorët.

Lidhur me këtë sjellje të ministrit reagon edhe Lindita Metaliaj, ish-deputete e PD-së.

Përmes një postimi në Facebook ajo shprehet se, “në vend që t’u garantojë dhe t’u sigurojë jetën atyre që me tërmetin e frikshëm kanë humbur gjithçka kishin siguruar gjatë gjithe jetës së tyre, vazhdon të sulmojë qytetarët dhe drejtorin e urbanistikes në bashkinë e Lezhës për te fshehur dhe shtrembëruar të vërteten”.

Reagimi i plotë

Sander kimiku vazhdon te hedhe helmin tashme jo ne formen e gazit lotsjelles por ne format qe ai dhe rilindja e tij ben me se miri!

Ne vend qe te jete ne sherbim te qytetareve ne momentet me te veshtira dhe tronditese per ta,vazhdon propaganden e turpit duke fshehur te verteten!

Ne vend qe tu garantoje dhe tu siguroje jeten atyre qe me termetin e frikshem kane humbur gjithçka kishin siguruar gjate gjithe jetes se tyre ,vazhdon te sulmoje qytetaret dhe drejtorin e urbanistikes ne bashkine e Lezhes per te fshehur dhe shtremberuar te verteten !

Turp per ty Sander helmi dhe shefin tend gastor

Çdo dite e me shume po tregoni fytyren tuaj pasi tashme maska ju ka rene!

Çmendurise dhe babezise tuaj po i vjen fundi!

Lezha dhe lezhjanet, Shqiperia dhe mbare shqiptaret nuk do t’ju falin!

Artikulli paraprak125 familje në Manëz jetojnë në ujë e baltë, Basha apelon për zgjidhje urgjente. Banorët: Po na rrezikohen fëmijët
Artikulli tjetërBoçi i përgjigjet Sadri Abazit: U ngazëlleve me fatin tragjik të njerëzve dhe prishe provat e krimit