“Saje qorri” do të përballet në gjyq me Shullazin

Seanca gjyqësore e radhës tek Krimet e Rënda ndaj Emiljano Shullazit duket se do të ketë mjaft interes, pasi figura të larta politike dhe akademike pritet të japin dëshminë. Trupa gjykuese ka kërkuar të dëshmojnë dekani Dhori Kule, Klodeta Dibra, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kreu i policisë së shtetit Haki Çako. Ish-ministrit Saimir Tahiri, i kërkohet të dëshmojë për rastin e Emiljano Shullazit, për mënyrën sesi i ka mësuar kërcënimet që Shullazi i ka bërë rektorit Mynyr Koni dhe rektorit Dhore Kule gjatë procesit të zgjedhjeve në universitete dhe se ç’masa mori për këtë çështje.

Gjithashtu do të dëshmojnë edhe pedagogia Majlinda Keta, rektori Mynyr Koni  dhe deputeti Shezai Rrokaj. Në seancën e sotme mes 4 dëshmitarëve ishte dhe biznesmeni nga Lushnja, Adriatik Kërçuku, të cilit iu vu tritol.  Biznesmeni i duraluminit në Lushnje, i cili u tërhoq nga dëshmia e parë në prokurori. Në fillim ai kishte thënë që ka folur me Shullazin në telefon dhe ky i fundit nisi ta shante, ndërsa në gjyqin e sotëm tha “vetëm folëm në telefon e më tha takohemi ne Tiranë, por s’më dha ndonje numer pasi foli me numrin e rojes se firmes time. Unë isha ne Durrës. Pas një muaji nga kjo telefonatë ndodhi shpërthimi te firma e tij.

Emiljano Shullazi, djali i xhaxhait të tij, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani mbetën në burg, ‘fundosur’ nga dëshmia e një biznesmeni duralumini nga Lushnja. Tregtari Adriatik Kërçuku ka bërë denoncim në Policinë e Fierit se grupi i Shullazit i ka bërë presion për përfitim shumash monetare dhe i ka vendosur lëndë plasëse në pronat e tij.

Sipas prokurorisë, në sistemin TIMS ka rezultuar se Shullazi ka qenë jashtë shtetit në ditën kur biznesmeni pretendon se ka ndodhur ngjarja pranë biznesit të tij. Po kështu edhe nga kamerat e sigurisë nuk është arritur të gjenden pamje që të tregojnë prezencën e Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe Blerim Shullazit në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakSkandal, “Çunat e krimit” kanë dërguar jashtë vendit vrasësin Suel Çela!
Artikulli tjetërReforma në drejtësi rrezikon degradimin