Sa kanë ndryshuar tarifat e studimeve nga viti 2013, rritje deri në 30 për qind!

Luçiano BOÇI
Rektorët e universiteteve publike, me të drejtë deklaruan me modesti se ato nuk i kanë rritur tarifat e studimit për këtë vit, në të gjitha programet e studimit.
Kanë ruajtur të njëjtin nivel të 2015, vit kur kuotat dilnin nga ministria.
E çuditshme dhe qesharake ishte deklarata e ministrisë.
Kjo e fundit, u justifikua pse nuk ka plotësuar detyrimin ligjor për propozim të kufirit maksimal të tarifave, që më pas ndiqet nga një VKM.
Sipas saj, “kuotat nuk u rritën dhe për këtë shkak ne nuk e pamë të arsyeshme të zbatonim ligjin”!!!!!!???
Arsyetim më banal, butaforik dhe më të papërgjegjshëm zor se gjen.
E habitshme, sepse ministria me këtë tagër që i jep ligji, mund t’i kishte ulur tarifat maksimale, për degë që shkojnë deri në 450 mijë, duke vendosur një kufi 400 mijë dhe pse jo 300 mijë.
Kjo do t’i krijonte mundësi reale të rinjve e të rejave që ato të ndiqnin degën e dëshiruar, pavarësisht tarifës, sidomos në ato raste jo të pakta, kur nga një familje ka 2 apo më shumë anëtarë që vazhdojnë shkollën e lartë.
Minimalisht, kështu ministria krahas shërbimit ndaj të rinjve si detyrim politik, do të kishte zbatuar dhe ligjin si detyrim kushtetues.
Përkundër kësaj nuk bëri as njërën dhe as tjetrën!!!
Për “ta sjellë në vete” dhe për t’i treguar se çfarë i kanë bërë tarifave dhe sa i kanë rritur, po paraqes tabelën e tarifave, të shoqëruar me VKM të 2013, të krahasuar me këtë të 2016!
Tabela tregon qartë rritjen galopante.
Kjo si për ciklin e parë të studimeve, ashtu dhe për të dytin.
Zhvatja vazhdon…..
Kjo rritje lëviz nga 80 mijë e deri në 100 mijë, që për një familje shqiptare me të ardhura modeste apo mesatare nuk janë aspak për ciklin e parë!!!!
Për shembull, në UT, degët Histori, Gjeografi, Gjuhë-Letërsi, Gazetari kanë qenë 229.950 lekë dhe janë bërë 300.000 lekë.
Mjekësia e përgjithshme ka qenë 287.380 dhe është bërë 450.000 lekë.
Dhe kështu të gjitha me radhë…. Për të mos folur për ato të ciklit të dytë të studimeve që kanë kapur majat.
Kjo është vepra e kësaj qeverisje!

Mirë kuotat, po tarifat?!!!
Dalja e kuotave të pranimit më në fund ndodhi!
Por mbetet i çuditshëm fakti që ato nuk shoqërohen me tarifën përkatëse, siç ka ndodhur gjithmonë.
Flitet që do të dalin nesër….!
Por ministria nuk ka plotësuar ende detyrimin ligjor.
Neni 7 i Ligjit AL, në pikën f e përcakton saktë: “MAS i propozon Këshillit të Ministrave kufirin maksimal të tarifës së shkollimit për programet e studimit të ciklit të parë në institucionet publike të arsimit të lartë”.
Deri më sot nuk ka as propozim e as VKM!!!!???
Në deklarata është thënë që nuk ka rritje, ndërkohë zërat “nën tavolinë”, konfirmojnë se ministria ka rritur presionin ndaj universiteteve publike, që këto të propozojnë rritje të tarifave për ciklin e parë të studimeve.
Për ciklin e dytë dihet tashmë që i kemi pesëfish më të larta se Europa!!!!
Gjithçka pas kësaj do të dukej si “faj” i universiteteve publike!
Çudia tjetër është formalizim-miratimi i kuotave të universiteteve private.
Në raport me programet e studimit që ofrojnë (rreth 150), ato shfaqen si relativisht pak (gati 9000), por në raport me % e studentëve që hyjnë në to, ka rritje të ndjeshme.
Normal që duket favorizim, sepse në akreditim ka një parametër që orienton numrin e studentëve. Është m2 për student sipas profilit, shto nr e stafit akademik të kualifikuar!
Se sa universitete jopublike e plotësojnë këtë kriter formal, askush në ASCAL e MAS, nuk është në gjendje të na e thotë.
As Agjencia britanike që është “tretur nga vapa”!!!!
Gjithsesi për tarifat të presim deri nesër.
Bashkë me ne, të presin dhe maturantët, të cilët humbasin ditën e tretë nga nisja e procesit!!!???
E në këtë orientim të çorientuar, gjithçka mund të ndodhë!
Në mungesë të rregullit, normave, ligjit, nën pushtetin e kaosit, rastësisë, në MAS ecet sipas devizës:
“Ditë e re, nafakë e re”!!!!!
Qeveria Rama shkurton me 42.3% buxhetin e investimeve në arsim!
Akti normativ i qeverisë thuajse përgjysmon buxhetin e investimeve në arsim. Ulja e buxhetit është më e madhe në arsimin e lartë me 28%, ku edhe nevojat janë shumë të mëdha, e ndjekur me arsimin profesional me 11.7%, ndërkohë që qeveria përbetohet çdo ditë se e ka përparësi, si dhe në arsimin e përgjithshëm 2,8%. A mund të rritet cilësia pa rritur pagat e mësuesve e pedagogëve dhe pa investuar për shkolla të reja, auditore dhe infrastrukturë didaktike?
Kjo është politika reale e kësaj qeverie për rritjen e cilësisë në arsim: ulje e pagës reale të mësuesve dhe pedagogëve, ulje e investimeve për godina, auditore, laboratorë, biblioteka, etj., dhe presion mbi çdo mësues dhe pedagog në forma nga më të ndryshmet që nuk është parë as në kohën e Ramiz Alisë. Asgjë më shumë. Të tjerat që dëgjojmë përditë nga kjo qeveri janë vetëm flluska e premtime boshe. Vetëm me politika policeske nuk rritet cilësia në arsim! Ku mbeti premtimi i Ramës për të rritur buxhetin për arsimin në 5% të PPB, kur me këtë ulje ai shkon në më pak se 2,7% e PPB?! Nga hiçi del vetëm hiç! Me këtë buxhet nuk mund të rritet cilësia në asnjë nivel të arsimit. Udhëzimi i MAS, nr. 13, datë 22.07.2016, jo vetëm që është i vonuar, ka shkaktuar një çorientim total të maturantëve (akoma maturantët nuk përllogarisin dot pikët për degë të ndryshme dhe duhet të aplikojnë pa asnjë informacion), por edhe u mohon të drejta kushtetuese maturantëve që aplikojnë për studime universitare.
Shtojca 1 e këtij udhëzimi është një deklaratë e aplikantit, e cila përmban dy pika (pika 2 dhe 3) që kufizojnë qartazi të drejtën e arsimimit të lartë të përcaktuar në Kushtetutën tonë dhe në ligjin e arsimit të lartë, si dhe bie ndesh me parimet e Procesit të Bolonjës.
Çfarë thonë pikat 2 dhe 3 të këtij udhëzimi:
“Pika 2:
Deklaroj se nuk kam aplikuar për t’u regjistruar në asnjë institucion tjetër të arsimit të lartë, për vitin akad. 2016/17.
Pika 3:
Deklaroj se nuk po ndjek ndonjë program tjetër studimi në IAL të tjera, dhe se nuk do të ndjek njëkohësisht një program tjetër studimi, deri në përfundimin e programit të studimit ku po aplikoj”.
MAS mund të kufizojë të drejtën e studimeve të dyta ose paralele universitare vetëm për universitetet publike (meqenëse janë vende studimi që paguhen nga taksapaguesit dhe të gjithë duhet të kenë akses të barabartë), por jo edhe për shkollat e larta jo publike. Ky është një kufizim krejtësisht i pabazuar dhe që bie ndesh me Procesin e Bolonjës. Si mund t’i mohohet e drejta një studenti të shkëlqyer të studiojë paralelisht dy degë, një në universitetin publik dhe një tjetër në atë privat? Kjo e drejtë ekziston në çdo vend të botës, ndërsa MAS e kufizon atë me një udhëzim arrogant.
Të presim regjistrimet dhe do të shohim se cili është qëllimi i vërtetë i këtij kufizimi antikushtetues.!

Artikulli paraprakPD: Emergjent largimi i vëllait trafikant Xhafa nga Komisioni
Artikulli tjetërRama i jep koncesionin e naftës zv.presidentit të “Top Channel”