Ryshfeti 1 milionë euro/ Berisha: Vidhet nga dosja regjistrimi i takimit të Katecit me Katicën në Hotel Tirana!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i rikthehet edhe një herë çështjes “Çili”. Përmes një postimi në rrjetet sociale të titulluar “Tri Katicat dhe një Katec”, ai jep detaje mbi arrestimin e gazetarit dhe botuesit të njohur duke akuzuar si të implikuar në këtë çështje.

“Njëri prej këtyre drejtuesve të lartë të institucioneve të narko-drejtësisë, sipas regjistrimeve autentike të urdhëruara nga organi i hetimit, është takuar më dt 14 janar 2020 në Hotel Tirana me Katec Çilin dhe ka marrë përsipër të plotësojë në kërkesë të tij, prapa të cilës njëlloj si në rastin e Katicës së Maqedonisë së Veriut qëndrojnë as më shumë dhe as me pak se sa 1 milion euro ryshfet”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Fjala është për kreun e KED Ardian Dvorani, atë të ILD Artur Metanin dhe Sokol Sadushin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha

Tri Katicat dhe nje Katec! Vidhet nga dosja regjistrimi i takimit te Katecit me Katicen ne Hotel Tirana!

Miq, po e nis me shpjegim per titullin.

Katica eshte prokurorja superspeciale e supervettuar e Maqedonise se Veriut, qe fill pasi mori detyren kenaqi xhepin, zemren dhe shiprtin me nje ryshfet nje milion dollare.

Kurse tri katicat tona jane Katicë Dvorani, Katicë Sadushi, Katicë Metani, njeri prej ketyre drejtuesve te larte te institucioneve te narko drejtesise, sipas regjistrimeve autentike te urdheruara nga organi i hetimit, eshte takuar me dt 14 janar 2020 ne Hotel Tirana me Katec Çilin dhe ka marre persiper te plotesoje ne kerkese te tij, prapa te ciles njelloj si ne rastin e Katices se Maqedonise Veriut qendrojne as me shume dhe as me pak se sa 1 milion euro ryshfet.

Nje jave me pare Edvin Mafia urdheroi arrestimin e Katec Çilit dhe fshehu emrin e Katice Dvoranit, apo Katice Sadushit apo Katice Metanit, njeri prej te cileve ishte rregjistruar me ze dhe figure si partner ne krim me Katec Çilin.

Ndaj ketij veprimi me dy standarte reagova edhe une me nje status te titulluar: Edvin Mafia arreston Çilin dhe fsheh banditin.

I diskretituar ma aktin qe beri, te nesermen Edvin Mafia urdheron Arben Malaviten qe me teleblushin e tij tju thote qytetareve se prokurori nuk ka thene se eshte bere dhe regjistruar me ze dhe figure ndonje takim ne Hotel Tirana midis Çilit dhe nje drejtuesi te larte te nje institucioni te drejtesise por ka thene se per kete takim eshte folur ne nje bisede telefonike midis dy personave.

Me kete akt qesharak Edvini kerkonte te mbulonte diellin me shoshe.

Kurse sot kemi nje zhvillim klamoroz! Katec Çili deklaroi me ze dhe figure se ai nuk ka bere asnje takim me ndonje Katice per çeshtjen prapa te ciles qendrojne 1 milion euro.

Miq, per kete duhet falenderuar Katec Çili sepse ai deshmoi se, perveç aktit kriminal te fshehjes se njeres prej tre katicave te takimit e filmuar dhe regjistruar me ze dhe figure ne Hotel Tirana, Edvin Mafia ka urdheruar nje krim tjeter te shemtuar: zhdukjen e regjistrimit me ze dhe figure te takimit te Katec Çilit dhe Katices se Edvinit! Ky eshte shteti i mafies ne çdo qelize!

 

Artikulli paraprakIsh-ministri: Të gjitha shpresat tona se Rama do bëhet i arsyeshëm janë të kota!
Artikulli tjetërBerisha: Reforma në Drejtësi ka dështuar, gjykatësit dhe emërimet i bën një militant i PS