Rusia, operacion madhor në Siri

Rusia tha dje se ka filluar një operacion madhor në Siri, në provincat e Idlibit dhe Homsit. Ndërkohë, aktivistët e opozitës njoftuan për rifillimin e sulmeve ajrore në qytetin e rrethuar Alepo, pjesa lindore e të cilit është nën kontrollin e forcave rebele.
Media ruse tha se operacioni i djeshëm kishte si objektiv militantët e Shtetit Islamik dhe luftëtarët e frontit Nusra. Ofensiva filloi disa orë pasi Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump biseduan në telefon për Sirinë dhe ranë dakord lidhur me nevojën e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

Artikulli paraprakGjermania e alarmuar për ndërhyrjen e Rusisë
Artikulli tjetërKosova drejt zgjedhjeve të parakohshme?