Rusia kërcënon me tërheqje nëse Kosova merr pjesë në kualifikime

Rusia ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga kualifikimet për ‘Botërorin 2018’ nëse Kosova merr pjesë në kualifikime. Përfaqësuesja e Rusisë do të tërhiqet nga grupi kualifikues për Kupën e Botës 2018 në rast se Kosova dhe Gjibraltari marrin pjesë në kualifikimet për Kampionatin që do të mbahet në Rusi.
Rusët do të tërhiqen nga grupi kualifikues H, në të cilin do të marrë pjesë vetëm për lojërat miqësore, pasi Rusia kualifikohet drejtpërdrejtë si mirëpritëse e Kampionatit Botëror.
Grigory Surkis, njëri prej zëvendëspresidentëve të UEFA-s, ka konfirmuar se nëse Kosova dhe Gjibraltari marrin pjesë në këto kualifikime, atëherë Rusia nuk do të zhvillojë ndeshjet miqësore.
“Nëse Kosova dhe Gjibraltari përfshihen, atëherë Rusisë do t’i duhet të zhvillojë lojëra miqësore me njërën prej këtyre përfaqësueseve, pasi njëra prej tyre mund t’i bie në grup, në këtë rast UEFA-s do t’i duhet të gjejë rival për ekipin rus”, ka thënë Surkis.
Në grupin H së bashku me Rusinë janë edhe Belgjika, Bosnja, Greqia, Estonia dhe Qipro.

Artikulli paraprakSkënderbeu kampion!
Artikulli tjetërSuarez: Neymar do të bëhet më i miri në botë