Ruli flet për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë: Basha qëndroi larg Komisionit

Ish-ministri dhe anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike, Genc Ruli ka folur në intervistën e dhënë për Abc News edhe për parashikimet e tij rreth rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit.

I pyetur nga gazetari Juxhin Mustafarai nëse do të sjellë PD rotacion këto zgjedhje, Ruli u shpreh se me kalimin e viteve, ka rënë besimi tek kryetarët e partive dhe tek zgjedhjet që ata bëjnë.

Por, shtoi ai, me këtë proces vlerësimi të kandidatëve, është rritur disafish besimi në PD. Genc Ruli theksoi se kryetari Basha ka qenë personi që ka qëndruar më larg Komisionit gjatë kësaj periudhe.

Basha, sqaron ai, e delegoi pushtetin e tij tek anëtarët e Komisionit.

“…Ka humbje të besimit, tek ajo që është nëna e institucioneve, partitë…Kjo hap temën e madhe që s’duhet të jetë kryetari që i zgjedh deputetët. Problemi nuk është tek sistemi, por tek degjenerimi që i është bërë sistemit. Fenomeni i sotëm është që ky besim te kryetarët ka humbur. PD e lëshoi dorën, PS e rëndoi akoma më shumë…Sot të kthesh këtë besim.. njerëzit kërkojnë më shumë garanci se kaq. Njerëzve duhet t’u kthesh besimin. Jam çuditur nga rritja disafish e besimit që pati ky procesi i PD. Basha e delegoi këtë pushtet tek ne, ai është personi që ka ndenjur me larg komisionit gjatë kësaj periudhe.”

Megjithatë, Ruli shtoi se përzgjedhja është e nevojshme por jo e mjaftueshme.

“Ne e sitëm miellin tre herë, cilësia e bukës varet nga bukëpjekësi.”

Artikulli paraprakBiden propozon krijimin e një komisioni për reformimin e gjyqësorit amerikan
Artikulli tjetërOpozita e Bashkuar përshëndet vendimin e Presidentit për kthimin e Kodit Zgjedhor në Parlament dhe dërgimin në “Venecia”