Ruçi shpërfytyron Taulant Ballën! (Foto)

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shpërfytyruar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë.

Balla ndodhet për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Aty, ka takuar Sheikh Mohammed bin Zayed al Nahyan, Princ i Kurorës së Abu Dhabit. Takimi është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, por me një fotografi të shpërfytyruar të Taulant Ballës.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së është një nga deputetët më të akuzuar nga opozita. Së fundmi, ndaj tij janë hedhur akuza për nepotizëm. Akuza që vijnë pas arrestimit të djalit të dajës së Taulant Ballës, i cili është drejtori i Kavalishencës në Durrës, ku ditën e tërmetit të 26 Nëntorit, humbi jetën zyrtari i lartë i policisë Bajram Hajdarmetaj.

Ahmet Doda u ndalua Policia me urdhër të Prokurorisë, nën dyshimet se ai nuk ka marrë masat për rikuperimin e dëmeve të konsiderueshme, të shkaktuara në godinën e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, pas tërmetit të 21 Shtatorit.

037b60b3 df5c 4508 9303 c0566f56beab

Screenshot 4 43

 

Artikulli paraprakSocialistët votuan për shkarkimin, deklarata e fortë e Arben Malajt: Ky është gjyqi i atyre që…
Artikulli tjetërBasha: Beteja për votën e lirë është jetike për mirëqenien e qytetarëve, por dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE