‘Rrumi’ del nga spitali, ç’po ndodh me hetimet

18 ditë pas atentatit, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’, i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë makinës ku udhëtonte prokurori Arian Ndoj ka lënë sot spitalin.

Laho, i njohur dhe me emrin Pëllumb Muharremi, është shoqëruar drejt banesës së tij me një autoambulancë.

Pasditen e 1 Nëntorit, në aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur ‘Mbikalimi i Shkozetit’ kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit Aleksandër Laho, 48 vjeç, Arjan Ndoji, 44 vjeç dhe Andi Maloku, 30 vjeç.

Andi Maloku ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Lidhur me ngjarjen u arrestua e më pas u la në burg nga gjykata Rredjan Rraja, i cili ka mohuar akuzat se ka qenë i përfshirë në krim.

Dyshimet janë se objektivi i atentatit ka qenë Arjan Ndoja dhe ngjarja ka dyshime se ka lidhje me detyrën e tij si prokuror.

Rrumi

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: “Rrëmbehet” qytetari në mes të sheshit
Artikulli tjetërBasha konfirmon tryezën me Metën, takimi nesër në orën 9.00