Rrugët në Durrës mbulohen nga uji! Probleme në qarkullim në aksin Rinas-Tiranë

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë vendin mesditën e sotme. Në qytetin e Durrësit, kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi dhe rrugët janë përmbytur duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave. Probleme në qarkullim janë hasur edhe në aksin Rinas-Tiranë, pas reshjeve të dendura të shiut.

Tirana është pushtuar gjithashtu nga reshje të dendura të cilat kanë mbuluar disa zona me ujë. Vetëm pak minuta kanë mjaftuar që të krijohet kaos në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e makinave.

Më herët u raportua se stuhia e fuqishme “Ciaran”, që deri tani ka përfshirë Evropën dhe ka shkaktuar vdekjen e 12 personave pritet të godasë edhe Shqipërinë.

Nga mesdita e sotme deri ditën e nesërme priten reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me rrebeshe, duke sjellë reshje nga 50 deri në 85 milimetër shi. Ndërkohë, sipas Meteoalb problematike do të jetë edhe era e fortë, e cila do të arrijë deri në 80 km në orë në det të hapur duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin detar. Ndërkohë, gjatë së shtunës do të ketë edhe rënie të temperaturave që nuk do t’i kalojnë 19 gradë celsius.

Artikulli paraprakMoti i keq në Tiranë, plagoset polici 37-vjeçar, i bie mbi kokë një objekt
Artikulli tjetërSHËNIM/ Përmbytet Tirana, pritet ‘shpëtimtari’ Erjon Veliaj me lopatë dhe pompë në dorë