Fluska imobilare/ Taksat e bashkisë rrisin përsëri çmimin e apartamenteve gjatë 2021-shit

Disa nga ndërtuesit kryesorë që janë duke u përgatitur për zbatimin e projekteve të reja për zonat rezidenciale në kryeqytet parashikojnë rritjen e çmimeve të apartamenteve për vitin 2021. Ndër arsyet kryesore që ata japin për ndryshimin e çmimeve të shtëpive është shtimi i kostove nga taksat dhe rritja e cilësisë së ndërtimit.

Kostot e taksave të bashkisë llogariten 70 euro për metër katror (50 euro për metër katror llogaritet taksa 9% e bashkisë për zonën e Kasharit +20 euro për metër katror, taksa 3% e strehimit) në këto nivele do të rriten edhe çmimet e apartamenteve. Nga 630 euro që shiten aktualisht do të shkojnë 700 euro për metër katror”.

Në vitin e kaluar, çmimet e apartamenteve në zonat e periferisë u rritën 20% krahasuar me 2020-n. Frika nga infektimi dhe dëshira e njerëzve për t’u larguar nga zhurma e qendrës dhe ndotja e përqendroi më shumë kërkesën për banesa në zonat periferike ku ajri është më i pastër. Kërkesa për këto zona u rrit edhe pas tërmetit, sidomos për apartamente në pallate të ulëta.

Artikulli paraprak25 prilli, dita kur më shumë se kurrë populli duhet të flasë me votë!
Artikulli tjetërAdministrata Biden ashpërson masat anti-Covid në SHBA