Rritja e çmimit të ujit në Bashkinë Vlorë, reagon PD/ Elezi: Ja pse PD është kundër

Viti që sapo ka hyrë do të shoqërohet me rritje të çmimit të ujit për banorët e Bashkisë Vlorë.

Lajmin e bën të ditur anëtari i këshillit bashkiak, njëkohësisht anëtari i kryesisë së PD, profesor Myzafer Elezi.

Më poshtë reagimi i plotë: 

Nga muaji Janar 2024 qytetarët do të paguajnë dyfishin e tarifës fikse për familjarë, ndërsa klientët publikë dhe privatë shumë më tepër nga tarifa vjetore e vitit 2023. Gjithashtu, më shumë do të paguajnë edhe për tarifën mujore për shërbimin e ujrave të ndotura/kanalizimet.

Kjo rritje u propozua nga Sh.a. “Ujësjellës-Kanalizime” Vlorë, me shkresën nr. 2462 prot, datë 20.10.2023, Projekt-Vendim për “Dhëninen e mendimit për ndryshimin e nivelit të tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimin dhe përpunimin e ujërave të ndotura”, dhe u miratua nga Këshilli Bashkiak Vlorë me votat e shumicës, në mbledhjen e datës 23.11.2023.

Që në fillim të mbledhjes, kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike z. Gjergji Nika, propozoi që ky projekt-vendim të mos përfshihej fare në rendin e ditës, pasi është abuziv dhe në dëm të xhepave të qytetarëve. Propozimi u rrëzua me votat e shumicës.

Pas shumë debateve të zhvilluara, ne këshilltarët e Partisë Demokratike jo vetëm që votuam KUNDËR këtij projekt-vendimi, por argumentuam që një rritje e tillë nuk justifikohet, pasi propozimi i ardhur nuk shoqërohej me një projekt konkret financimi për furnizimin e Vlorës me ujë 24 orë në ditë, në mënyrë që të përligj rritjen e çmimit të ujit.

Me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak, për fatin e keq të qytetarëve të Vlorës, u miratuar rritja e çmimit të ujit.

Rritje të çmimit në masën mbi 200 % pësojë edhe tarifa për shërbimin për furnizimin me ujë të pijshëm, dhe konkretisht:

1. Tarifa fikse për familjarë, nga 100 lekë/muaj u bë 200 lekë në muaj, pra u dyfishua. (Rritje 200 %).

2. Tarifa fikse për klientë publikë, nga 150 lekë/muaj, u bë 400 lekë/muaj. (Rritja 266.66 %).

3. Tarifa fikse për klientë privatë, nga 150 lekë/muaj, u bë 400 lekë/muaj. (Rritja 266.66 %).

Gjithashtu, rritje të konsiderueshme me 33.33 % pësojë edhe tarifa me matës për furnizimin me ujë, ku rezulton rritje me 15 lekë/metër kub ujë për klientë familjarë, rritje me 33.33 lëkë për metër kub ujë për krientët publikë dhe privatë.

1. Tarifa me matës për familjarë, nga 45 lekë u bë 60 lekë për metër kub ujë. pra u rrit me 15 lekë për metër kub ujë.

2. Tarifa me matës për klientë publikë, nga 100 lekë u bë 133.33 lekë për metër kub ujë. pra u rrit me 33.33 lekë për metër kub ujë.

3. Tarifa me matës për klientë privatë, nga 100 lekë u bë 133.33 lekë për metër kub ujë. pra u rrit me 33.33 lekë për metër kub ujë.

FB IMG 1704553068784FB IMG 1704553071143

Dua t`ju kujtojë se në muajin Shtator 2024, kur u diskutua projekt-vendimi për kalimin e masën 51 % të aksioneve të Sh.a “Ujësjellës-Kanalizime” Vlorë, nga Bashkia Vlorë të MIE (Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës), vendim i cili u miratua me votat e shumicës, këshilltarët e PD jo vetëm që votuan kundër, por kërkuan që në kontratë të përcaktohej qartë se #MIE merr përsipër që:

1. Çmimi i ujit të mos rritet për 10 vjet;

2. MIE të financojë projektin për furnizimin e Vlorës me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

Në atë mbledhje, përfaqësuesi i AKUM premtojë se nuk do të kishte rritje të çmimit të ujit për qytetarët dhe bizneset një të ardhme të afërt pa i`u shërbyer qytetarëve në mënyrë korrekte dhe duke i furnizuar me ujë të pijshëm 24 orë.
Ndërkohë që, ende pa kaluar 1 muaj, u kërkua rritje e konsiderueshme e çmimit të ujit.

Të nderuar miq,

Këshilltarët e Partisë Demokratike janë PRO çdo projekti zhvillimor në territorin e Bashkisë Vlorë, por nuk mund të votojmë qorrazi. Vota jonë do të jetë KUNDËR çdo projekt-vendimi abuziv, të pa argumentuar, pa analizë financiare korrekte, dhe që bie ndesh me interesat e ligjshme të qytetarëve.

Artikulli paraprak“Alarm i fortë për ndërhyrjeje të menjëhershme!”- Avokati i Popullit reagon për vetëvrasjen e 41-vjeçares: Fyerjet dhe bullizmi nuk mund të tolerohen!
Artikulli tjetërViktima e terrorit në Tiktok