Rritet numri i të prekurve me Covid-19 në Krujë, punonjësja e fasonerisë infekton familjarët

Katër raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus këtë të premte në Krujë, duke e çuar në 35 Bëhet e ditur se, tre nga rastet e reja në Krujë janë anëtarët e një familje, në fashtin Halil, ndërsa rasti tjetër është kontakt me personat e infektuar më parë.

Ndër të tjera mësohet se zonja e shtëpisë që punonte në fasoneri ka infektuar familjarët e saj bashkëshortin i cili është dërguar në Tiranë dhe fëmija i tyre. Mjekja infesioniste Mimoza Tali ka theksuar se rastet e fundit të konfirmuara me koronavirus në këtë qytet janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 969 persona, nga të cilët 31 kanë humbur jetën dhe 771 janë shëruar.

Artikulli paraprakDhuna tek Teatri, eksperti i sigurisë: Policia u përdor në mënyrë të pabesë
Artikulli tjetër12 raste të reja me Covid-19, ja harta e të infektuarve