8,2 miliardë lekë detyrime, treçereku i Bashkive të zhytura në borxh

Stoku i detyrimeve të prapambetura të pushtetit lokal arriti në 8,2 miliardë lekë në vitin 2019, duke u zgjeruar me 1.4 miliardë lekë ose 20.7% më shumë ne krahasim me vitin 2018 sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Nga një analizë me e detajuar, 66 % e bashkive kanë zgjeruar detyrimet e prapambetura dhe kjo ka qenë veçanërisht e dukshme për bashkitë, Kavaje, Kukës, Berat, Roskovec, Kamëz, etj.

Në të kundërt rreth 34.4% e bashkive ose 21 prej tyre rezultojnë të kenë kontribuar në kahun ulës të stokut të detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2019 krahasuar me fillimin e vitit. Rënia më e madhe e detyrimeve të mbartura vihet re për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Durrës.

Rreth 55,4 për qind e stokut të detyrimeve mbahet nga 8 bashkia, ku kryeson Bashkia e Tiranës me 1, 7 miliardë lekë ose 21,5% e totalit.

Krahasuar me një vit më parë stoku i detyrimeve në Bashkinë Tiranë u tkurr me 12%.

Bashkia Kavajë renditet e dyta sa i përket me detyrimeve me rreth 766 milionë lekë ose 9.4 për qind e stokut të borxhit të prapambetur. Gjatë vitit të kaluar borxhi i Bashkisë Kavajë u rrit me 97 % ose 377 milionë lekë.

Në fund të vitit 2015 stoku i detyrimeve të pushtetit vendor ishte 1 miliardë lekë, një shumë shqetësuese edhe për financat kombëtare. Borxhet u krijuan nga ish-komunat të cilat u shkrinë nga reforma territoriale rënduan bilancet e bashkive të reja.

Me reformën territoriale dhe ligjin e ri për decentralizimin financiar njësitë e pushtetit vendor kanë hapësira më të mëdha për administrim fiskal , si në drejtim të politikes fiskale ashtu edhe të huamarrjes.

Mirëpo mungesa e kapaciteteve në administrim nga njëra anë dhe buxhetet e kufizuara nga ana tjetër bashkë me keqadministrimin në shumë raste e e kanë ekspozuar pushtetin vendor ndaj borxheve.

Artikulli paraprakDani Alves: Pa asnjë dyshim, Ronaldo ishte kundërshtari im më i fortë
Artikulli tjetërFermeri-Bashës: Asnjë lloj mbështetje nuk kemi marrë nga shteti, asnjëherë! Detyrohemi t’i hedhim prodhimet