Rreziku më i madh për Shqipërinë

Kastriot ISLAMI

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë.
Vendi me numrin më të madh të rinjve të papunë në Europë. Vendi i vetëm në Europë, ku blihen votat dhe kërcënohen votuesit. Vendi më i korruptuar në Europë. Vendi i vetëm në Europë, ku kriminelët bëhen deputetë, kryetarë bashkie dhe drejtorë të rëndësishëm.
Vendi i parë në Europë për kultivimin e marijuanës. Vendi kryesor trampolinë i kokainës në Europë.
Vendi i parë në Europë dhe i treti në botë për numrin e qytetarëve që duan të emigrojnë. Një nga vendet me GDP për frymë më të ultin në Europë dhe me një ekonomi që po rrënohet nga borxhi i lartë, nga mungesa e investimeve të huaja dhe nga korrupsioni qeveritar.
Këto janë rreziqet që i kanosen Shqipërisë.
Këto janë arsyet përse vendet kryesore të BE mund të mos hapin negociatat me Shqipërinë.
Dhe të gjithë këto rreziqe kanë një emër EDI RAMA.
Pra rreziku më i madh që i kanoset vendit është Edi Rama. Është qeverisja e tij e korruptuar. Qeverisja e tij e lidhur ngushtë me krimin. Është qeveria e tij e bërë njësh me narkotrafiqet.
Është qeveria klientelistëve e të paaftëve që ka vrarë parimin e meritës. Është drejtimi autoritarist i vendit nga Rama dhe qeveria e tij klienteliste.
Rreziqet e tjera për të cilat flet Rama i kanosen Shqipërisë, sepse në fakt nga rreziku Rama:
Në vend të sundimit të ligjit ka ngritur sundimin e tij autoritarist;
Në vend të qeverisjes së mirë ka ngritur qeverisjen e korruptuar
Në vend të individëve të aftë promovon të paaftët e mediokrit;
Në vend të njerëzve të ndershëm ka promovuar kriminelët dhe të korruptuarit;
Në vend të institucioneve të forta ka ngritur klientelën dhe favorizuar nepotizmin;
Në vend të gjithëpërfshirës e mirëkuptim ka aplikuar përjashtimin, ofendimin…
Në vend të krijimit të mjedisit miqësor për bizneset ka vënë në kontroll biznesin e madh
Në vend të krijimit të kushteve të favorshme për biznes i ka mbytur ato me taksa të larta
Në vend të krijimit të vendeve të punës i ka varfëruar shqiptarët në ekstrem.
Sigurisht edhe rreziqet e jashtme kanë ndikim. Por ndikimi i tyre është për rrjedhojë të rrezikut Rama. Pra, rreziqet e jashtme mund të kenë dhe do të kenë ndikim të konsiderueshëm se vendin po e shkatërron rreziku Rama.
Se demokracinë po e shkatërron rreziku Rama. Se vendin po e boshatis nga shqiptarët rreziku Rama. Se shqiptarët e pashpresë po emigrojnë nga rreziku nga Rama.
Prandaj rreziku Rama është arsyeja kryesore dhe më e madhe që i kanoset vendit për ta lënë jashtë apo vonuar drejt Europës.

Artikulli paraprakFaza e re e dialogut Kosovë-Serbi nën tensionet e reja
Artikulli tjetërBastardët që aneksojnë Veriun me taksën 10 euro dhe një popull që nuk mbron nderin