Rrethohet komisariati Nr.6, banorët kërkojnë lirimin e protestuesve të ndaluar

Qindra qytetarë së bashku me një grup ish deputetësh të PD kanë rrethuar komisariatin Nr.6 në Tiranë duke kërkuar lirimin e protetsuesve të arrestuar. Përballë protestuesve banda e Llesh kimikut ka nxjerrë forcat e ndërhyrjes së shpejtë të pajisur me armatim dhe mburoja.

Sekretari i Përgjithshëm I PD, Bardhi është futur në ambjentet e komisariatit të policisë, ndërsa protestuesit vazhdojnë të jenë në ambjentet e jashtme të policisë.
Banorët e Astirit dhe ish deputetë demokratë dolën të protestonin për të bllokuar rrugën kryeministrit i cili do të kalonte aty drejt fabrikës së miellit për një ceremoni përurimi.

Banorët jnë përplasur me policinë e cila ka synuar të mbajë rrugën hapur.

Në vendngjarje shkuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të repartit “Shqiponja”

“Na shtyne, na dhunuan dhe na hodhen gaz lotsjelles. turp tu vije” thote nje protestuese. Dy banore humben ndjenjat dhe pas 30 minutave u moren nga ambulanca.

Ish deputetja demokratike Orjola Pampuri tha se protesta ishte paqësore dhe se policia e urdhëruar nga kryeministri po dhunon qytetarët.

“Ishte një protestë paqësore. Ku shkel ky palo kryeministër?! Kë dhunojnë?! Këta qytetarë që ruajnë prej 6 muaj shtëpitë e tyre këtë rrugë.. edhe ata (policët) po tu cënohej shtëpia minimumi do bëhej kështu.. hodhën gaz lotsjellës. Thjesht banorët donin ti prisnin rrugën Kryeministrit i cili vetëm burrë nuk është”

Nje banore thote: “Kemi 25 vite që jetojmë këtu, Aty janë bërë pallatet dhe u janë dhënë kompensim, ne të dalim në rrugë të madhe nuk mund të ndodhë.”

Policia ka shoqëruar në komisariat edhe ish deputetin Klevis Balliu.

“Edi Rama është në ditët e tij të fundit dhe përdor policinë kundër popullit” tha ish deputeti demokrat, Gazmend Bardhi.

Shoqërimin e Klevis Balliut, Balliu e quajti ‘hakmarrje të pastër politike”

“Sot në burg duhej të ishin ata që me projektin korruptiv tentuan të vidhnin të paktën 20 milionë euro. Klevis Balliu ka qneë në mbështetje të banorëve” tha Bardhi.

Nje banor tha: “Kemi dalë për shtëpitë tona. Duam mundin dhe djersën. Zaptues dhe hajdut është Edi Rama, ne e kapëm duke vjedhur. Kemi 7 muaj në protestë dhe ende nuk vjen të na takojë. Ne nuk e lirojmë rrugën derisa ta dalin nga komisariati ata që u shoqëruan”.

IMG 20190507 WA0097

Artikulli paraprakRritet papunësia tek të rinjtë me shifrat më të larta në Europë
Artikulli tjetërBardhi nga komisariati: Nuk e njohim drejtorin kriminel të policisë së Tiranës, përgjegjësia mbi Lleshin