Rreth 3000 raste me Covid-19 në 24 orë në Gjermani, drejtuesi i shëndetit publik jep alarmin

Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani është rritur 24 orët e fundit me 2.958 raste duke e çuar numrin total të të prekurve në mbi 13.000. CNN shkruan se janë raportuar 11 viktima në 24 orët e fundit.

Drejtuesi i agjencisë publike të shëndetësisë në Gjermani, Lothar Wieler ka deklaruar se numri i të vdekurve pritet të rritet në ditët në vijim. Ai paralajmëron gjithashtu edhe për kapacitetet e spitaleve në vend.

“Më shumë njerëz do të infektohen. Më shumë do të kërkojnë ndihmë të specializuar në dhomat e emergjencës. Më shumë njerëz do të kërkojnë ndihmë të respiratorëve, por kam frikë se nuk do të ketë vende të mjaftueshme për këtë gjë”, tha Wieler.

Ai paralajmëroi se Gjermania është thjesht në fillim të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Ai këshilloi njerëzit që të mbajnë distancë nëse duan të luftojnë pandeminë. Ai u shpreh se për ta realizuar këtë do të ketë masa shtesë nga autoritetet.

Artikulli paraprakAlarmi: Në Shqipëri mund të jenë 650 të infektuar, por zyrtarisht thuhet vetëm 70, pse po fshihen të dhënat?
Artikulli tjetërDy ilaçet që po japin sukses në kurimin e të prekurve nga virusi