Rrëfimi i Pogba: Mourinho është më i çmendur se unë

Paul Pogba nuk e “kafshon gjuhën” e tij dhe analizon në një intervistë me “Canal +” të Francës të tashmen, të ardhmen dhe marrëdhëniet e tij me trajnerin Jose Mourinho. Francezi, i cili flet për të gjitha, është një nga lojtarët, që ndiqet nga afër prej PSG, por fjalët e tij tregojnë se nuk ka shumë interes për të luajtur në klubin parizien.
“A do të shkoj te PSG? Nuk besoj. Babai dhe nëna ishin mbështetës të Olympique Marseille. Nuk ka të vërteta se PSG hyn në planet e mia”, siguroi ai. Pogba, gjithashtu, shpjegon se si e ka marrëdhënien me Mourinho, një trajner që e ka lënë atë në stol në disa momente të sezonit.
“Mediat kanë shkruar shumë në lidhje me këtë. Ka pasur vërtet raste, kur nuk kam luajtur, kam qenë në stol. Njerëzit mendonin se diçka ishte e gabuar mes nesh, por një trajner dhe një lojtar nuk duhet të jenë miq të mirë. Kjo nuk është e nevojshme. Kemi shkuar në restorant së bashku, kisha disa probleme për të sqaruar, por kjo ishte një çështje mentale”, shtoi Pogba.
Ai më la në stol, por unë iu përgjigja në fushë, duke dhënë maksimumin çdo herë që luaja. Kjo situatë më bëri të rritem në udhëheqje, të maturohem dhe të mund të jem një lider në kombëtaren e Francës”.
Përveç kësaj, Pogba, disi në mënyrë të çuditshme, pranon se Mourinho është më i çmendur se ai: “Jose e quajnë “special”, sepse është pak i çmendur. Dëshira e tij është ende e njëjtë për të fituar trofe, është dëshirë më e çmendur se e imja”. Së fundi, Pogba foli nëse do të qëndrojë te Manchester United: “Ju kurrë nuk mund të jeni i sigurt për ndonjë gjë në futboll, por kam një kontratë”.
Jose Mourinho ka mbyllur profilin e tij të Instagram pasi u bë viktimë e një abuzimi të egër online pas disfatës në finalen e FA Cup. Manchester United humbi 1-0 ndaj Chelsea-t falë golit të Eden Hazard. Trajneri i “Old Trafford” u fut në rrjetin social të Instagram vetëm gjatë vitit 2016, pak pasi ishte emëruar në krye të Djajve.
“Përdoruesi nuk është gjetur” lexohet nëse shkruan emrin e portugezit, çka do të thotë se ai ka çaktivizuar profilin. Disa tifozë të United kanë kritikuar ata që kanë sulmuar Mourinho-n.

Artikulli paraprakKapen me 86 kg kokainë, 4 shqiptarë të arrestuar në Spanjë
Artikulli tjetërQytetarët “kryqëzojnë” Ramën në Gjirokastër