Rrëfimi i dhimbshëm i motrës së Klodian Rashës: Erdha nga Italia, nuk e takova dot, e gjeta në arkivol

Teksa protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha është zhvendosur te Kryeministria, është rrëfyer per mediat motra e të ndjerit, Bora Rasha, e cila u kthye nga Italia.

“E vranë kot. Kërkojmë të drejtën tonë. Isha në Itali dhe erdha me urgjencë sapo morëm vesh se çfarë ka ndodhur. Ka qenë djalë i mirë, nuk ka pasur asnjë problem, ka qenë shumë i qetë. Ka pas dhe një vajzë në jetën e tij, ishte nga Dibra. Kur erdha unë nuk e takova dot të gjallë, e pashë në arkivol. Më ka prek në zemër.

Kam dhe dy vëllezër të tjerë, unë jam motra e vetme, ishte vëllai i vogël. Policia që është shtet të qëllojë njëherë në ajër…pastaj…jo ashtu, direkt në zemër”, tha Bora Rasha.

Artikulli paraprakQytetarët përleshen para Kryeministrisë me thirrjet: Bastardë, kriminelë, ngrihuni popull…
Artikulli tjetërBurime nga lobi grek: Rama mund të bëjë një foto me Biden