Rrëfimi i Abedin Berishës për ngjarjet e 20 shkurtit ‘91

Abedin Berisha, një nga mijëra e mijëra protestuesit që u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha rrëfen se si makina shtetërore e diktaturës sulmoi protestuesit me të gjitha mjetet për të mos lejuar rrëzimin e bustit.
Abedini shprehet se, futja e studentëve në grevën e urisë mobilizoi të gjithë popullin e Tiranës për t’iu bashkuar kauzës së tyre. Ai së bashku me disa të njohur të tij më 20 shkurt ’91 u nis drejt Qytetit Studenti ku ishin ngujuar stiudentët në mbështetje të tyre.
“Mëngjesin e 20 shkurtit shkova në Qytetin Studenti ku vazhdonte greva e urisë së studentëve, kun ë krye të lëvizjes studentore ishte Azem Hajdari. Përçdo ditë kinoklubi ku vazhdonte greva e studentëve rrethohej nga qindra e qindra qytetarë të Tiranës në mbështetje të studentëve”, tregon Abedin Berisha.
Ai tregon më tej se, studentët dhe qytetarët e Tiranës u nisën drejt Universitetit të Tiranës për të protestuyar për heqjene emrit “Enver Hoxha” të Universitietit. Sa dolëm poshtë fakultetit Ekonomik policia na sulmoi me ujë të kuq duke mos na lejuar t’i afroheshim Universitetit.
“Aktorja e madhe Rajmonda Bulku bëri thirrje me megafon që të niseshim drejt sheshit “Skënderbej”. Qytetarë dhe punëtorë lanë punën dhe u vërsulën nga të gjitha rrugët e Tiranës drejt sheshit. Aty kishte shumë kamiona me ushtarë dhe policë të armatosur. Unë ndodhesha në mes të turmës, e cila shtynte qytetarët drejt bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Abedini tregon për terrorin policor ndaj protestuesve. “Policia hidhte ujë vazhdimisht dhe lëshoi edhe qentë për të sulmuar qytetarët. Forcat e sdhumta policore nuk lejonion qytetarët t’i afroheshin bustit të Enverit, dy herë rresht turma është zbrapsur me forcë nga ushtria dhe policia por herën e tretë qytetarët rrethuan bustin dhe një person nga turma i vuri kavon bustit dhe qytetarët e tërhiqnin me dorë për ta rrëzuar, njëri nga turma bërtiti që ta tërhiqnim anash dhe jo nga para se nuk rrëzohej. Kur e tërhoqëm anash busti nisi të rrëzohej, pasi u rrëzuar morëm një makinë ti “Ifa” të ushtrisë dhe e tërhoqëm zvarrë drejt rrugës së Elbasanit.
Pa hyrë te rruga e Elbasanit makina u prish por ka ardhur një makinë tip Skodë dhe e tërhoqi bustin drejt Qytetit Studenti. Nga urrejtja e madhe që kisha kam hipur mbi 20 herë mbi bustin e shkatërruar të dikatorit. Fotografitë i ka bërë Fatmir Gjyriçi, por nuk e di se si u zhdukën”, shprehet ai.

Artikulli paraprakÇdo e ‘nesërme’ mund të jetë dita e përmbysjes së madhe!
Artikulli tjetërA ka të drejtë Presidenti të shpërndajë Parlamentin? Gjata sqaron situatën