Rooney drejt Kinës

Historia 13-vjeçare e Wayne Rooney-t me Manchester United, mund të përfundojë në këtë javë të fundit të shkurtit. Sipas mediave angleze, kapiteni i “Djajve të Kuq” ka marrë një ofertë të çmendur nga Kina, ndërsa për kartonin e tij, Manchester United mund të përfitojë pak më shumë se 35 milionë euro.
Për rrjedhojë, bota e futbollit do të njohë një rekord të ri, pasi do të thyhet ai i Tevezit, përsa i përket pagës më të lartë. Pas një presioni të fortë dhe të vazhdueshëm nga Lindja e Largët, Rooney dhe United janë dorëzuar dhe shumë shpejt mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, ndonëse nuk bëhet i ditur emri i skuadrës kineze është gati të bëjë çmedurira.
Për ironi i fatit, aktivizimi i fundit titullar i Rooney me fanellën e United, ka ndodhur në ndeshjen e 29 janarit në FA Cup ndaj Wigan, sfidë ku 32-vjeçari mori një trofe nga Bobby Charlton, për faktin se kishte barazuar rekordin e paraqitjeve të tij me këtë klub legjendar. Oferta kinezë për United është 30 milionë stërlina, pra 3 milionë më shumë se shifra që paguan “Djajtë e Kuq” për t’ia rrëmbyer Evertonit në 2004-ën. Ndërsa vetë Rooney pritet të përfitojë 750 mijë stërlina në javë, ose 46 milionë euro në vit, 8 milionë më shumë se paga vjetore e Tevez.
Mësohet se Mourinho i ka hapur rrugë këtij transferimi, duke deklaruar se dëshira e tij është që legjandat të qëndrojnë, por para një oferte të tillë është e pamundur të rezistosh. Rooney mund të niset drejt Kinës, që në fillim të javës së ardhshme, që do të thotë se në përfundim të finales së të dielës ndaj Sauthampton në FA Cup, që do të zhvillohet në Wembley, mund të ngrejë lart trofeun e fundit me United.
Kina e ka marrë seriozisht çështjen e futbollit. Pasi tërhoqi disa prej yjeve të këtij sporti, duke shpenzuar shifra të jashtëzakonshme, qeveria e vendit aziatik ka vendosur të shkojë edhe më tej, e të krijojë në shtëpinë e tij kampionët e së ardhmes. Plani është ambicioz, pasi flitet për krijimin e 50 mijë akademive sportive dhe 70 mijë fushave të futbollit deri në vitin 2025, nga ku pritet të formohen 50 milionë futbollistë të rinj. Dhe e gjithë kjo bëhet me idenë që Kina të shndërrohet në një superfuqi të futbollit, si dhe të pretendojë fitoren e kampionatit botëror në vitin 2050. “Kjo është një mënyrë konkrete për të përzgjedhur të gjithë talentet e ardhshme të futbollit. Përmirësimi i futbollit tonë tashmë nuk është më një ëndërr”, tha zëvendëspresidenti i Federatës kineze, Vang Dengfeng.

Artikulli paraprakStrakosha firmos kontratën e re, pritet njoftimi i klubit
Artikulli tjetërMilionat i humba me femra, baste e alkool