Ronaldo vendos për të ardhmen

Ardhja e Andrea Pirlos në stolin e Juventusit e ka bindur Cristiano Ronaldon të ndihet i sigurt në Allianz Stadium dhe të qëndrojë të paktën deri në qershor të vitit 2022, sipas mediave italiane.

Thuhet se, Pirlo i ka lënë mbresa të mira Ronaldos që prej ditës së parë si trajner i Juves, prandaj superylli portugez është i vendosur të qëndrojë për t’i ndihmuar ish-mesfushorit të fitojë në vitin e tij të parë si trajner.

Dhe Pirlo është i gatshëm ta lejojë 35-vjeçarin t’i arrijë synimet personale, duke e bindur sulmuesin veteran ta nderojë kontratën e cila i mbaron në qershor të vitit 2022.

Ronaldo e ka nisur sezonin në formë fenomenale, duke i shënuar tetë gola në pesë ndeshje në Serie A.

“Ronaldo është profesionist i madh, siç e dimë të gjithë, ai është shembull për të gjithë në stërvitje dhe në fushë. E vetmja këshillë që ia jap është të vazhdojë kështu”, tha Pirlo pas fitores së Juves kundër Cagliarit, falë dy golave të portugezit.

Tuttosport raporton se, Ronaldo nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi një vit para se t’i mbarojë kontrata siç u raportua së fundmi dhe se, ai ka krijuar një lidhje me të, të ngjashme me atë që e kishte me Zinedine Zidane në Real Madrid.

Artikulli paraprak“Ibrahimoviç është më i fortë tani se para 10 vjetëve”
Artikulli tjetërTelefonoi në spital Mihajloviçin, Rama: Numrin tënd ma dha miku ynë Vuçiç