“Ronaldo meriton më shumë respekt”

Cristiano Ronaldo meriton më shumë respekt pavarësisht se nuk e ka nisur mirë sezonin në Spanjë, thotë Zinedine Zidane. 32-vjeçari mund ta barazojë Leo Mesin me “Topa të Artë”, nëse të enjten e fiton këtë çmim, që do të jetë për herë të pestë në karrierë.
Ronaldo shkëlqeu me Real Madridin sezonin e kaluar, duke shënuar het-trik kundër Bayern Munich në çerekfinale dhe het-trik kundër Atletico Madridit në gjysmëfinale, ndërsa kontribuoi edhe me 2 gola në fitoren 4:1 të Los Blancos në finale kundër Juventusit.
Por, pas 10 ndeshjeve ai ka shënuar vetëm 2 gola në La Liga këtë edicion dhe është duke u kritikuar shumë në Spanjë dhe këtë Zinedine Zidane nuk e sheh të nevojshme, që ka kërkuar më shumë respekt për katër për njeriun që ka thyer shumë rekorde.
“Mendoj se Cristiano meriton më shumë respekt, sepse ai është lojtar i mrekullueshëm. Por, kur gjërat nuk shkojnë si ai do, të gjithë fillojnë të flasin për të”, tha Zizu.
“Klubi dhe tifozët që e duan Cristiano Ronaldon, e dinë se çfarë ai po bën. Vetëm mendoni sezonin që lamë pas, ai pati një edicion të mrekullueshëm. Jemi vetëm në gjysmë të sezonit, kanë mbetur edhe gjashtë muaj garë. Gjashtë muaj janë shumë për Cristianon”, shtoi Zizu, që pret Ronaldo t’i përmirësojë statistikat.

Kovaçiç: Ronaldo e meriton “Topin e Artë”
Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovaçiç, beson se Cristiano Ronaldo do të shënojë “shumë më tepër” këtë sezon, ndërsa e mbështet shokun e tij të skuadrës për të fituar “Topin e Artë”. Ronaldo ka luftuar për të gjetur golin në La Liga, duke shënuar vetëm dy herë në 10 ndeshje, por përpara ka shënuar tetë herë në Ligën e Kampionëve. Kovaçiç beson se kjo është vetëm një çështje kohe, para se superstari portugez të rimarrë formën e tij më të mirë. “Unë dhe pjesa tjetër e shokëve të mi e shohim Cristianon si gjithmonë, në gjendje të mirë, tha ndërkombëtari i Kroacisë. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe tashmë ka shënuar gola në këtë sezon, por do të shënojë më shumë gola për sigurinë. Për momentin, topi nuk është i gatshëm të hyjë në rrjetë, por, siç thashë më parë, ky është futbolli. Nganjëherë topi nuk dëshiron të shkojë në gol, por ka ende kohë për këtë. Ronaldo do të shënojë më shumë se zakonisht”.
Si përherë, beteja për “Topin e Artë” pritet të jetë mes Lionel Mesit dhe Ronaldos, me fituesin që do të shpallet të enjten. Ronaldo pritet të bashkohet me superstarin e Barcelonës me një rekord të pesë “Topave të Artë” dhe Kovaçiç tha se një triumf do ta meritonte portugezi, pasi falë golave të tij u fitua Champions-i dhe titulli në La Liga, sezonin e kaluar. “Personalisht, mendoj se ai duhet ta fitojë “Topin e Artë”, sepse sezoni i tij ishte i mrekullueshëm. Ronaldo shënoi shumë gola, fitoi gjithçka me ekipin dhe ishte një pjesë kyçe e kësaj, shtoi kroati. Jam shumë i lumtur për të, jemi të gjithë, por gjëja më e rëndësishme për ne është që të fitojmë si ekip. “Topi i Artë është i rëndësishëm për ne dhe për Cristianon, sepse është e mahnitshme ta fitojmë një të pestë të tillë, por, siç thashë, për ne gjëja më e rëndësishme është të jesh ekip dhe të fitojmë për ekipin”, përfundoi Kovaçiç.

Artikulli paraprakShigjeta e Murinjos
Artikulli tjetërNjë, dhjetë, njëqind populizma