Ronaldo ishte afër transferimit te Juve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ishte afër transferimit në Juventus në vitin 2002, para se t’i bashkohet Sir Alex Fergusonit te Manchester United. Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Gianni Di Marzio, është rikthyer të flasë sërish për këtë ngjarje që ka ndodhur vite më parë, duke treguar arsyen e vërtet se pse Ronaldo nuk nënshkroi me Zonjën e Vjetër.
Sipas Di Marzio, Salas ishte problemi kryesor, i cili nuk pranoi të largohej nga Juve për t’u transferuar në Sporting. “I thashë klubit tim në vitin 2002 se kam parë dikë që do të jetë lojtari më i mirë në botë, pas Maradonas”, tha fillimisht Di Marzio.
“E solla Cristianon në Torino në vitin 2002 për të nënshkruar me Juventusin, por Salas nuk pranoi. Për vetëm disa milionë euro, Salas nuk pranoi të largohej nga Juventus, kështu që Juventusi e humbi Cristianon”, ka thënë ish-drejtori sportiv i Juventusit, Gianni Di Marzio.

Artikulli paraprakFluturon çmimi i gazit, rritet 60% nga fillimi i vitit
Artikulli tjetërRama në krah të njeriut të diktatorit, Alizoti: Kështu bien qeveritë