Rithemelimi sulmon Bashën nga zyra e Lindita Nikollës

Nga Gentian Gaba

Sa te medhenj qe jane, shperndajne certifikata opozitarizmi nga zyra e Lindita Nikolles.
Por prap mire eshte dhe keshtu, sepse nese budallalleku nuk ka brire, hipokrizia ka emra e fytyra.
Keta jane duke bere marreveshje permes te ciles do marrin disa lodra, nderkohe akuzojne te tjeret per ate qe bejne vete.
Por problemi nuk jane denglat ne media, sepse eshte zhurme nga ata qe nje dite sulmojne e diten tjeter harrojne cdo akuze per llogari personale. Problemi real, poshterisa ne fakt, eshte vetedija me te cilen po punojne me gjithe forcen per te lene Ramen ne pushtet vetem per te mbajtur pozitat e tyre si aksionere pakice te sistemit, me ato perfitime qe krijon status quo-ja, e me shpresen se duke bllokuar alternativa te tjera, si Rama ashtu dhe Berisha, do arrijne te pengojne cdo rotacion e cdo iniciative te drejtesise.
Deri dje keto mund te tingellonin akuza apo sulme politike, por protagonistet e tyre po i faktojne ato permes akteve politike.
Prandja menyra sesi Rama perdori Berishen per te goditur Bashen; menyra sesi Berisha perdori deputetet e listes per te penguar PD; jane tregues se luften nuk e kane me njeri-tjetrin, por kunder çdo individi dhe institucioni qe cenon ekosistemin e tyre politik. Prandja edhe nga zyra e Lindita Nikolles vijojne te sulmojne Bashen.
Sidoqofte, mbetet nje ekosistem qe po mbahet me artfica, me shiringa ekonomike e mediatike, pasi agjenden politike te ketij ekosistemi nuk e percaktojne parakalimet te zyra e Nikolles, por ato me pasoja te renda tek zyra e Dumanit. Jane ato qe ua kane prishur terezine, duke i detyruar te dalin hapur ne ujdine e tyre, e cila mund t’u bleje kohe, por jo te ardhme.

WhatsApp Image 2024 03 12 at 11.32.54

Artikulli paraprakBashkimi i Ramës me Berishën, lajmi “më i mirë” që mund t’i vinte Shqipërisë!
Artikulli tjetër“Kemi qëndrim të qartë për Radoiçiç”- DASH për REL-in: Është kriminal që duhet të mbahet përgjegjës