Rita Ora vjen në Prishtinë për 10-vjetorin e pavarësisë

Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora do të marrë pjesë në manifestimin qendror që do të organizohet në Prishtinë, për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Pjesëmarrjen e yllit botëror të pop muzikës, me prejardhje nga Kosova, e ka konfirmuar për Radion “Evropa e Lirë”, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Mund të konfirmoj se më 17 shkurt 2018, në orën 22:00 para shikueseve dhe qytetarëve të Kosovës do të performojë këngëtarja me famë botërore Rita Ora”, ka thënë Behramaj.
Shënimi i 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka filluar me aktivitete të ndryshme. Ndërkaq manifestimi qendror do të zhvillohet më 17 shkurt.

Artikulli paraprakNesër Meta takon Berishën për pazarin e Ramës me Greqinë për faljen e detit
Artikulli tjetërHolandë, kryeministri i shpëton votëbesimit në Parlament