Rikthehet tatimi për biznesin e vogël, nga 1 janari 15% mbi të ardhurat

Rikthehet tatimi për bizneset e vogla. Në projektligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat” e publikuar zyrtarisht sqarohet se profesionet e lira do të taksohen me 15% të ardhurave në 1 janar të vitit 2023.

Parashikohet që tatimi do të jetë në dy shkallë.

Profesionet e lira ose të vetëpunësuarit që realizojnë xhiro vjetore deri në 14 mln lekë, do të paguajnë normë tatimore 15% dhe bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë do të paguajnë normë tatimore 23 për qind.

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 mln Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në bazë të fushës ku operon nga 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar deri në 90% të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë

Artikulli paraprakStina e të kërkuarit ndjesë
Artikulli tjetërMarrëveshja me Italinë për refugjatët, Gjykata Kushtetuese merr vendimin, pezullohet ratifikimi