Rezultat historik në Tiranë, rrëzohet organizata kriminale, mbi 85% refuzojnë velinën e korrupsionit

Një rezultat historik mund të konsiderohet edhe në Tiranë. Një referendum kundër së keqes. Mbi 85% e qytetarëve të Tiranës kanë refuzuar sot të votojnë për velinën e korrupsionit dhe taksave të larta në kryeqytet. Ata kanë rrëzuar këtë model me heshtjen e tyre dhe ky është një tjetër ndëshkim i madh i popullit të Tiranës.

Rezultatet tregojnë se vetëm 15% e votuesve shkuar në qendrat e votimit. Shumë prej tyre kanë shkuar me pahir, shumë të tjerë kanë fotografuar edhe fotot e votos së tyre kundër Veliajt me shprehje të ndryshme. Ajo që ka ndodhur me këto votime është një ndëshkim i përmasave historike.

Megjithëse pjesa më e amdhe e administratës është detyruar përmes presionit me vendin e punës që të shkojë të votojë, shifra nuk e ka kaluar atë të 15%. Nuk duhet harruar se nëse edhe këto qytetarë do të ishin lënë të lirë për të vendosur nëse do të shkonin në votimet e sotme, atëhere nuk do të kishin as 15% në qendrat e votimit, por do të kishim një shifër që nuk do të ishte më e madhe se 10%.

Kjo është fitorja e një populli të bashkuar kundër së keqes. Ky rezultat është një refuzim masiv i organizatës kriminale në kryeqytetin e Shqipërisë. Eshtë një fitore e rezistencës së opozitës që tashmë është në shifra historike të mbështetjes së heshtur që ka.

Artikulli paraprak3 orë që KQZ përpiqet të manipulojë numrin e votuesve
Artikulli tjetërKy është fundi i një horri, shifrat reale