Revoltë ndaj qeverisë, fermerët sharrojnë qershitë: Niko leshi nuk interesohet fare për ne

Një video e trishtë e mbushur me indinjatë është përcjellë sot në rrjetet sociale: Fermerët e fshatit Mollaj të Korçës sharrojnë njërën pas tjetrës, pemët e qershive.
Në sfond dëgjohet zëri i tyre tek thonë “as derrat nuk i hanë, me 200 leka nuk ia vlen, t’i marrë kush të dojë…”
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ndaj këtyre pamjeve: “Drama e vërtetë e fermerëve shqiptarë”, shkruan Berisha. – Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e fermerit dixhital.
Në mesazhin që shoqëron pamjet e dhimbshme të shkatërrimit të një pemishteje, flitet qartë:
“Zoti Sali, shikoje se si është a katandisur njesia administrative Mollaj, Korçë. Po i presim të mbjellat tona.
Meqënëse Niko leshi nuk interesohet fare për njësinë tonë, po ju drejtohemi ju”, thuhet në përfundim, me akuzën drejtuar drejtpërsëdrejti Ministrit të Bujqësisë, deputet i vetë kësaj zone.

Drama e vertet e fermereve shqiptare!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e fermerit dixhital. sb“Zoti sali shikoje se si ka katandisur njesia administrative mollaj korce po presim te mbjellat tona meqense niko leshi nuk interesohet fare per njesine tone po ju drejtohemi ju”

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 1. Juni 2018

auto Screenshot 41527845659

Artikulli paraprakShqipëria e fundit në rajon për mbrojtjen e fëmijëve
Artikulli tjetërRruga e Mëndafshit dhe gjeopolitika e shekullit të XXI-të