Revoltë kundër qeverisë në Mat, banorët bllokojnë rrugën nacionale (Foto)

Qindra banorë të Matit, Klosit e Bulqizes e bashkuan zërin e tyre të protestës në një reagim të ashpër ndaj harresës së qëllimshme të qeverisë për ta.
Përmes bllokimit për më shumë se një orë të aksit kombëtar në zonën e Klosit, banorët treguan se revolta e tyre nuk do të ndalet por do të vazhdojnë t’i kërkojnë llogari kësaj qeverie, e cila jo vetëm rrugë e investime nuk po kryen por e ka lënë vendin në rrugë pa rrugë në procesin e integrimit.31364224 10214176917770573 5882970307639964027 n
“Varfëria deri në skamje, mungesa e investimeve dhe lënia e infrastrukturës në kushte mizerabël sollën revoltën legjitime të tyre. Mbështetja për ta nga Partia Demokratike do të vijojë gjithmonë pasi duket qartë se qeveria e fasadës vijon talljen me ta.
Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më.
Sot u bllokua për një orë ky aks, e ky është vetëm fillimi.
Beteja jonë për kthimin e syve nga shqiptarët do të vijojë cdo ditë dhe kudo në cdo shesh apo rrugë. Beteja në krah të qytetarëve është betejë për të ardhmen.
Matjanët duhet ta dinë që do të jemi me ta në cdo reagim apo revoltë kundër kësaj qeverie”, shprehet deputetja e PD, Dhurata Çupi.

31369470 10214176916650545 958996654590381953 n

Artikulli paraprakRama nuk tërhiqet: Biznesi i vogël do të përfshihet në TVSH, nuk sjell asgjë negative!
Artikulli tjetërMinistri i Merkel për Europën deklaron: Nuk ka dritë jeshile për Ramën në Gjermani, të dorëzojë Tahirin