Revoltë e banorëve në Durrës: Nuk duam çadër, ne duam shtëpi. Nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme!

Banorët e lagjes nr.18 në Durrës kanë shpërthyer në revoltë duke thënë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë prej strukturave shtetërore. Ata u shprehën të revoltuar se, nuk duan çadra, por shtëpi.

“Ne nuk duam çadër. Ne duam shtëpi. Nuk kemi marrë asnjë lloj gjëje, asnjë lloj ndihme nuk na ka ardhur”, tha një prej banorëve.

“Po rrimë në rrugë, kemi qëndruar përjashta dhe kemi fjetur nëpër makina”, shtoi një tjetër. Policia me urdhër të Edi Ramës nuk lejon gazetarët të futen në çadra të raportojnë gjendjen në të cilën jetojnë banorët. Ky ndalim është bërë me urdhër të Ramës për të mos u njohur opinionin me gjendjen e rëndë në të cilën jetojnë banorët e dëmtyuar rëndë nga tërmeti.

Disa nga banorët e Durrësit thanë se, nuk kanë amrrë anjë ndihmë nga shteti dhe janë lënë në ëmshirë të fatit.

Policia ka vendosur një perimetër sigurie në disa pallate në qytetin e Durrësit. Këto ndërtesa raportohet se kanë pësuar dëmtime në fasadë dhe në strukturën e tyre duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.

Është një numër shumë i madh pallatesh të dëmtuara. Është një numër i madh pallatesh të ndërtuara para dhe pas viteve 90. Kanë dëmtime në strukturat e tyre. Dëmtime janë shumë të rëndë.

rama taliban

termeti ne thumane

1 50

3 31

4 18

Artikulli paraprakKush m’ia çon këto dy fjalë Edi Ramës?!
Artikulli tjetërFrikë dhe panik në Durrës, tërmeti dëmton spitalin, mjekët e pacientët dalin me vrap jashtë