Revoltë dhe kaos te Sporting, presidenti pezullon 18 lojtarë të ekipit të parë

Revolta e ekipit të parë ka bërë që 18 lojtarë të pezullohen nga klubi, me trajnerin Jorge Jesus që me shumë mundësi do të fusë në fushë lojtarët e akademisë të shtunën në kampionat ndaj Paços de Ferreira.
Shkëndija e dramës së madhe ka ndodhur pas disfatës në Europa League ndaj Atletico Madrid të enjten, ku presidenti i klubit Bruno Carvalho që ka vënë në dyshim publikisht përkushtimin e ekipit të tij nëpërmjet Facebook.
Lojtarët nuk i morën mirë kritikat, dhe filluan të postonin përgjigjet e tyre në mediat sociale. Njëri prej lojtarëve që u kundërpërgjigj ishte mbrojtësi i huazuar nga Real Madrid Fabio Coentrao, i cili i ka thënë shefit të klubit nëpërmjet Instagram: Ne djersitim, luftojmë dhe gjithmonë do ta nderojmë fanellën.”
A Bola dhe Correio Da Manha thotë se mbrojtësi i majtë, i cili është një nga të dënuarit nga Sportung, shihet si një lider i rebelëve dhe do të rikthehet te Real Madrid, me De Carvalho që ka filluar procedurat për ta prishur huazimin e tij.
Coentrao, i cili ka bërë 37 paraqitje me Sporting CP që kur iu bashkua verën e kaluar, është nën kontratë te Real Madrid deri në 2019, me portugezët që paguan 90% të rrogës së tij 3.5 mln euro.

Artikulli paraprak13 të vërteta për ankthin që askush nuk i thotë
Artikulli tjetërNjeriu 100 milionë euro!