Revolta e banorëve të Labinotit: Taulant Balla dhe kryebashkiaku na mashtruan. Pushtetarët po na vrasin!…

Banorët e fshatit Labinot-Fushë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme përballë njësisë administrative të zonës së tyre. Ky reagim i qytetarëve vjen pas dështimit të takimit mes tyre dhe kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja si dhe deputetit Taulant Balla.

Takimi publik ishte planifikuar për ditën e sotme, por është anulluar nga ana e zyrtarëve shtetërore duke i lënë banorët pa një përgjigje konkrete. Të indinjuar banorët po protestojnë aktualisht për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Kemi pronat tona dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vijë një biznesmen dhe të na i zabtojë. Ne kërkojmë të drejtën tona dhe do vdesim për të”, tha një protestuese e moshuar.

“Pushtetarët duan ta gllabërojnë këtë pasuri, po na ndotin ajrin po na vrasin”, deklaroi një banor tjetër i revoltuar.

Banorët e Labinotit kanë kanë ditë që protestojnë kundër kundër záptimit të pronës publike dhe private, ndôtjen e ajrit dhe lumit Shkumbin nga fabrika e peshkut ‘Rozafa’ që operon në këtë zonë.

labinot 1 778x405 1

Artikulli paraprakRëndohet bilanci nga Covid-19, humbin jetën dy pacientë tek Infektivi, 61 raste të reja
Artikulli tjetërÇfarë fshihet pas vendimit kundër Sajmirit?