Retorikë langosh e logjikë dylekëshe…

Nga Ergys MËRTIRI

Doli Veliaj per te shplare eren e menderosjes qe pesoi nga Europa Nostra, dhe tha se eshte i vendosur ta prishe Teatrin, sapo te mbarojne procedurat.

Keto procedura u bene si pelhura e Penelopes. Ka dy vjet vetem shtyhen e shtyen dhe Kryetari vetem gafurret duke thene se pas nje apo dy muash do ta prishe!

Akoma vazhdon me retorike langosh e logjike dylekshe duke thene qe Teatri eshte nje godine tallashi dhe arkitekture fashiste!

Ne fakt, arkitekture fashiste, eshte e gjithe qendra e Tiranes, qe nga korpusi universitar, Kryeministria, Kuvendi, ministrite dhe vete zyra ku rri Erioni.

Diskualifikimi i objekteve arkitekturore me qendrime moraliste ideologjike antifashiste, eshte idiotesia me e madhe qe nje zyrtar mund te beje. Kategorizimi i vlerave estetike mbi nje perspektive te tille lufte klasash apo perleshjesh ideologjike qe vijne qe nga koha e shokut Shpati, te krijon nje trazim ne stomak qe ti sjell zorret ne fyt.

Kjo arkitekture “fashiste” sot mbrohet nga Europa Nostra, si monument i kultures europiane, qe mbrohet, jo prej termetit apo erozionit, por prej nje shteti barbar si ky i rameve dhe veliajve.

Artikulli paraprakKërkesa e çuditshme e Allës për prokurorët e SPAK
Artikulli tjetërRekordi i çmendur i Veliajt, 273 milionë lekë për bileta avioni në 2019 me paratë e taksapaguesve