Replikë e detyruar me kryetarin mashtrues të Bashkisë. Ervin Goxhaj: PD ndihmon njerëzit pa kamera dhe bujë

Një replikë e detyruar e Kryetarit të Degës nr.4 të PD në kryeqytet me kryetarin mashtrues të Bashkisë së Tiranës

“Griselda” dhe mjerimi në Njesinë 4

Në emisionin e gazetarit Endri Xhafo në “abc news” ishte Kryetari mashtrues i Bashkisë Tirane. Nisur nga njohja personale me gazetarin i nisa një sms në lidhje me mjerimin dhe skamjen në të cilën ndodhet Njësia 4 e Bashkisë Tiranë, por kryetari i pazgjedhur i saj u përgjigj për Degën 4 të Partisë Demokratike, jo për qytetarët që ka lënë në mëshirë të fatit.

Sms-ja ime e sinqertë buronte nga dhimbja që ndjej çdo ditë tek takoj njerëzit e Njesisë Bashkiake 4 e jo te “deges së PD” e as të “bregut të lumit” sic pafytyrësisht u shpreh Kryetari mashtrues.

Të jesh Kryetar Bashkie, do të thotë të jesh i të gjithë njerëzve pa dallim feje, gjinie, rrace e krahine, pa dallim nëse morën pjesë apo jo në farsën e “30 qershorit”.

Sa për PD, ne po ndihmojmë sa mundemi, pa propagandë, pa kamera, pa dallime partie apo ngjyre lëkure…

Unë jetoj cdo ditë këtu, rris fëmijët e mi bashkë me ta, e jam krenar që jam përfaqësues i tyre, ashtu sikurse ndjej detyrimin që të jem zëri tyre.

Duke qenë se fjalët e shumta janë “erionllëk”, po të nis hallet e sotme të banorëve të Njesisë 4 të Bashkisë që refuzon të drejtosh. Janë hallet e sotme dt. 1 maj 2020, që asnjë media që paguhet nga “erionllëku” nuk i jep, sepse gazetaret që do të duhej të të gjurmonin këmba-këmbës i ke blerë dhe “erionistuohen” nëpër ndërmarrjet që duhet të ishin të këtyre hallexhinjve të mjerë! Dëgjoji!

"Griselda" dhe mjerimi në Njesinë 4 Në emisionin e gazetarit Endri Xhafo në "abc news" ishte Kryetari mashtrues i Bashkisë Tirane. Nisur nga njohja personale me gazetarin i nisa një sms në lidhje me mjerimin dhe skamjen në të cilën ndodhet Njësia 4 e Bashkisë Tiranë, por kryetari i pazgjedhur i saj u përgjigj për Degën 4 të Partisë Demokratike, jo për qytetarët që ka lënë në mëshirë të fatit. Sms-ja ime e sinqertë buronte nga dhimbja që ndjej çdo ditë tek takoj njerëzit e Njesisë Bashkiake 4 e jo te "deges së PD" e as të "bregut të lumit" sic pafytyrësisht u shpreh Kryetari mashtrues. Të jesh Kryetar Bashkie, do të thotë të jesh i të gjithë njerëzve pa dallim feje, gjinie, rrace e krahine, pa dallim nëse morën pjesë apo jo në farsën e "30 qershorit". Sa për PD, ne po ndihmojmë sa mundemi, pa propagandë, pa kamera, pa dallime partie apo ngjyre lëkure…Unë jetoj cdo ditë këtu, rris fëmijët e mi bashkë me ta, e jam krenar që jam përfaqësues i tyre, ashtu sikurse ndjej detyrimin që të jem zëri tyre.Duke qenë se fjalët e shumta janë "erionllëk", po të nis hallet e sotme të banorëve të Njesisë 4 të Bashkisë që refuzon të drejtosh. Janë hallet e sotme dt. 1 maj 2020, që asnjë media që paguhet nga "erionllëku" nuk i jep, sepse gazetaret që do të duhej të të gjurmonin këmba-këmbës i ke blerë dhe "erionistuohen" nëpër ndërmarrjet që duhet të ishin të këtyre hallexhinjve të mjerë!Dëgjoji!

Gepostet von Ervin Goxhaj am Freitag, 1. Mai 2020

Artikulli paraprakAjola të lumtë Burri!
Artikulli tjetër7 raste të reja me Covid-19, zgjerohet harta e të prekurve