Rënie e lehtë e numrit të viktimave në Itali nga Covid-19

Me gjithë luhatjet e ditëve të fundit Italia akoma po përballet me një numër te lartë viktimash, por po ta krahasosh me disa ditë më parë numri duket se është ulur paksa.

Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 578 viktima nga koronavirusi, duke e çuar 21645 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Emergjencat Civile Italiane, bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 2667 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 165 mijë të infektuar.

Tre ditë më parë Italia rregjistroi një numër më të ulët të vdekurve ç’ka ngjalli shpresë për italianët

Por sërish dje edhe sot është parë një rritje e ndjeshme.

Artikulli paraprak3 ditë pa ngrënë, qytetari bie pa ndjenja një minutë larg Spitalit
Artikulli tjetërShteti me numrin më të lartë të testimeve Covid-19 fillon lehtësimin e masave