Rekord i falimentit të bizneseve në Durrës, mbyllen 258 subjekte!

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka shprehur shqetësimin për paradoksin që po ndodh me biznesin në qytetin e Durrësit, duke zbuluar se vetëm në vitin e fundit janë mbyllur 258 subjekte.
Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, deputetja demokrate deklaron se pavarësisht se turizmi është në rritje, Bashkia Durrës nuk e ka riorientuar biznesin drejt trendit të ri.
“Bashkia e Durrësit shënoi numrin më të madh të bizneseve të mbyllura me një total prej 258 subjektesh. Edhe pse turizmi ka njohur rritje kohët e fundit sidomos në vizitorë nuk e ka ndihmuar qytetin bregdetar të riorientojë bizneset drejt trendit të ri. Shifrat tregojnë se në harkun kohor të një viti kanë mbyllur aktivitetin 2.5 për qind e bizneseve”, – shkruan Kadiu në statusin e saj.
Falimentet më të mëdha në Bashkinë e Durrësit!
Vitin e kaluar e mbyllën aktivitetin mbi 3100 biznese të sektorit jo bujqësor në të gjithë vendin kryesisht të biznesit të vogël, por falimentet më të mëdha duket se kanë ndodhur në bashkitë e Durrësit, Elbasanit, Korçës dhe Lezhës, teksa Tirana shtoi më tej numrin e bizneseve me 870 më shumë se në vitin 2016, sipas të dhënave Rajonale të INSTAT.
Bashkia e Durrësit shënoi numrin më të madh të bizneseve të mbyllura me një total prej 258 subjektesh. Edhe pse turizmi ka njohur rritje kohët e fundit sidomos në vizitorë, nuk e ka ndihmuar qytetin bregdetar të riorientojë bizneset drejt trendit të ri. Shifrat tregojnë se në harkun kohor të një viti kanë mbyllur aktivitetin 2.5 për qind e bizneseve.

Gjithashtu falimente të mëdha u shënuan në qarkun e Korçës ku vitin e kaluar janë mbyllur 216 biznese dhe në qytetin e Elbasanit janë mbyllur 207 biznese. Në Elbasan dhe në Korçë janë mbyllur brenda një viti respektivisht 3.2 dhe 4.2 % e totalit të bizneseve.
Në përqindje të totalit të bizneseve në rang bashkie falimentet më të mëdha i ka pasur Bashkia e Fushë-Arrësit, ku në harkun e një viti janë mbyllur 16 për qind e bizneseve, pasi nga 138 biznese që ishin në vitin 2016, 23 prej tyre kanë falimentuar gjate vitit të kaluar.
Teksa shihet se bashkitë më rritjen më të madhe të përqindjeve të bizneseve aktive janë ajo e Selenicës me 22 % më shumë biznese se në 2016-n, Këlcyrë (19%), Tropojë (16%), e Himarës (15%), Libohovë (11%).
Rënia më e madhe ishte në sektorin e tregtisë me pakicë, ku gjatë vitit 2017 pushuan aktivitetin 2697 ndërmarrje, ose 82 për qind e totalit të ndërmarrjeve tashmë të mbyllura.
Biznesi i vogël është duke kaluar një periudhë të vështirë për shkak të kombinimit të disa faktorëve që kanë lidhje me konkurrencën nga qendrat e mëdha tregtare, rënia e konsumit, dhe rënia e popullsisë.
Si pasojë e mbylljes së këtyre bizneseve, vitin e kaluar dolën të papunë rreth 10 mijë persona, sipas të dhënave nga institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Rënia e bizneseve të vogla ka sjellë një ulje të totalit të ndërmarrjeve aktive më 2017-n. Duke përjashtuar fermerët me nipt, numri i përgjithshëm i bizneseve më 2017 ishte rreth 127.4 mijë subjekte nga 128 mijë që ishin më 2016. Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i subjekteve aktive sipas INSTAT ka rënë me 3.252 ose 2.6%.
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2017 është 36.520 nga 31.372 fermerë në fund të vitit 2016. /Monitor/
Numri i bizneseve sipas bashkive 2016-2017 Ndry.nr Ndry ne %
Tiranë 46,078 46,948 870 1.9
Durrës 10,276 10,018 (258) -2.5
Shkodër 7,675 7,692 17 0.2
Fier 7,395 7,510 115 1.6
Lushnjë 6,999 7,114 115 1.6
Vlorë 6,663 6,657 6 -0.1
Elbasan 6,543 6,336 (207) -3.2
Korçë 5,145 4,929 (216) -4.2
Berat 3,388 3,633 245 7.2
Lezhë 3,587 3,453 (134) -3.7
Maliq 3,019 3,140 121 4.0
Divjakë 2,961 3,062 101 3.4
Kamëz 2,868 2,919 51 1.8
Pogradec 2,735 2,590 (145) -5.3
Ura Vajgurore 2,342 2,586 244 10.4
Kavajë 2,501 2,404 (97) -3.9
Devoll 2,356 2,364 8 0.3
Sarandë 2,339 2,356 17 0.7
Malësi e Madhe 2,090 2,315 225 10.8
Gjirokastër 2,130 2,122 (8) -0.4
Belsh 2,051 2,083 32 1.6
Krujë 1,915 1,893 (22) -1.1
Cërrik 1,452 1,499 47 3.2

Kuçovë 1,516 1,470 (46) -3.0
Roskovec 1,381 1,437 56 4.1
Kurbin 1,362 1,311 (51) -3.7
Dibër 1,284 1,301 17 1.3
Vau-Dejës 1,149 1,209 60 5.2
Peqin 1,185 1,198 13 1.1
Kukës 1,021 1,069 48 4.7
Shijak 1,119 1,052 (67) -6.0
Rrogozhinë 1,043 1,048 5 0.5
Vorë 915 972 57 6.2
Patos 910 890 (20) -2.2
Librazhd 890 876 (14) -1.6
Himarë 714 824 110 15.4
Mallakastër 851 805 (46) -5.4
Përmet 711 767 56 7.9
Tepelenë 680 767 87 12.8
Mat 783 755 (28) -3.6
Gramsh 688 705 17 2.5
Kolonjë 659 675 16 2.4
Konispol 589 660 71 12.1
Bulqizë 679 656 (23) -3.4
Skrapar 566 617 51 9.0
Selenicë 496 606 110 22.2
Mirditë 601 590 (11) -1.8
Tropojë 478 556 78 16.3
Prrenjas 492 504 12 2.4
Poliçan 488 457 (31) -6.4
Finiq 416 423 7 1.7
Delvinë 403 420 17 4.2
Këlcyrë 338 405 67 19.8
Has 281 321 40 14.2
Dropull 308 318 10 3.2
Memaliaj 292 311 19 6.5
Pukë 297 272 (25) -8.4
Klos 189 194 5 2.6
Libohovë 141 157 16 11.3
Pustec 118 116 (2) -1.7
Fushë-Arrëz 138 115 (23) -16.7

Artikulli paraprakSi u manipulua votimi për ligjin e Teatrit! Votoi edhe deputeti që nuk ishte i pranishëm në seancë
Artikulli tjetërRonaldo trondit Juven!