Regjizori i njohur kosovar, Petrovci: Kurrë nuk kam thënë të shembet Teatri, gënjyen me deklaratën time

Regjizori i njohur kosovar Enver Petrovic, është pyteur ditën e sotme nga ‘BIRN’, në lidhje me deklartata mbështetësetë tij për prishjen e Teatrit Kombëtar. Regjizori e ka mohuar kategorikisht këtë lajm I cili ka qarkulluar në mediat shiqipatre.
Sipas regjizorit nga Prishtina, një gazetare, e cila nuk i ishte prezantuar me emër dhe mbiemër dhe as nuk i kishte thënë se për kë media punonte, e kishte pyetur në përgjithësi nëse mendonte se Tiranës i nevojitej një teatër i ri.
“Unë i thashë po, Tiranës i duhet një teatër,” shpjegoi Petrovci për BIRN, duke argumentuar se ai foli për mënyrën se si një vend duhet të ndërtojë një teatër kombëtar. “I thashë se teatri duhet të jetë një ndërtesë të cilës publiku i qaset nga të gjitha anët,” shtoi ai. “I thashë gjithashtu se mendoj se ideale do të jetë që në Tiranë një teatër i tillë të ndërtohet te “Taivani” ose te “Piramida”. Nuk i thashë që mbështes shembjen e teatrit kombëtar aktual,” tha Petrovci.
Aktori deklaron se pas publikimit të lajmit ishte përpjekur ta përgënjeshtronte atë, por nuk kishte arritur sukses. “Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por nuk ia dola”, tha Petrovci.
Pas publikimit të “lajmit” në shumë portale të Tiranës dhe Kosovës, Petrovci tha se ishte përpjekur ta përgënjeshtronte lajmin duke kontaktuar media të ndryshme por pa efekt.
“Desha t’i them kryeredaktorit që ta qesë nga puna atë gazetaren, por nuk ia dola”, tha Petrovci. I mërzitur me këtë gënjeshtër, Petrovci tha se është betuar se nuk do të japë më asnjëherë interevistë përmes telefonit për asnjë gazetar.

Artikulli paraprakFlet regjisorja e njohur: Teatri nuk ka rënë! Beteja vazhdon!
Artikulli tjetërPo grabit pronat në Kashar, Kryemadhi: Ky monstër duhet ndalur urgjentisht