Refuzimi paqësor i 30 qershorit, Basha: U tregua forca e një populli të bashkuar. Edhe socialistët e braktisën Ramën

Sot kumboi mesazhi i qartë i shqiptarëve: Me këtë refuzim paqësor por të vendosur ne kemi shënuar një kthesë historike, një monument kombëtar të qëndresës dhe qytetarisë.

Të gjithë bashkë në këtë manifestim, më të madhin kombëtar të lirisë, ndonëse të shpërndarë anembanë Shqipërisë, nga fshatrat më të largëta deri në sheshet e qyteteve tona, me refuzimin që i bëtë kësaj farse, ju treguat forcën e një populli të bashkuar përtej përkatësive partiake, në betëjë për Shqipërinë, përballë një regjimi në betejë për pushtetin personal të Edi Ramës.

Kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe antiligjor.

Ju jam mirënjohës që ju përgjigjët thirrjes time për të mos rënë pre e skanarëve të dhunës. E refuzuat me tallje dhe përqeshje epike, siç e meritonte farsa e sotme.

Sot është një ditë domethënëse për kombin tone. Sot është dita kur ne të gjithë jemi sjellë si europianë të denjë dhe kemi refuzuar autokratin e korruptuar lindor Edi Rama dhe bandën e tij.

Ndaj dua sot të falenderoj jo vetëm demokratët dhe mbeshtetësit e opozitës por edhe votuesit tradicionalë socialistë që vendosën të shprehin me mospjesëmarrje në këtë farsë refuzimin e triumfit të krimit mbi Shqipërinë.

Artikulli paraprakBasha: 30 qershori provoi se me Edi Ramën në krye, në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme
Artikulli tjetërHistorike, 2.9 milionë shqiptarë: Rama ik!