Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, ja letra…

Opozita nuk tërhiqet nga rruga për ta çuar deri në fund Reformën Zgjedhore.

Edhe pse afati i fundit ishte data e djeshme 31 maj, opozita kërkon që Këshilli Politik të mblidhet sërish nesër.

Më poshtë kërkesa e përfaqësuesve te opozitës për mbledhjen nesër në orën 17.00.

‘Përshëndetje
Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhenden e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00.’

Përfaqësuesit e Opozitës
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili

Artikulli paraprakSi u përplas banda e Avdylajve me Policinë: Nuka na kontrolloni dot, ua dimë shtëpitë…
Artikulli tjetërCovid-19/ Sërish rënie e numri të viktimave në Itali, dy herë më pak infèksione se dje