Reforma zgjedhore, Basha: Propozimeve tona vendosin interesat e njerëzve në qendër të politikës

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vazhdoi takimet në degën 1 në Tiranë, ku bisedoi me banorët e zonës së Tregut elektrik.

Sipas kryetarit të PD, rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse, papunësia e lartë dhe emigrimi masiv, bëjnë që e ardhmja të duket e zymtë.

“Është jetike që ekonomia jonë të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe garantimi i garës në sistemin politik, përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore. Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve është i domosdoshëm për të vendosur interesat e njerëzve në qendër të politikë-bërjes, duke dhënë atyre forcën për të ndërtuar të ardhmen që duan dhe meritojnë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer atyre besimin te vota dhe te politika. Prandaj dhe ata mbështesin iniciativat tona për:

-Lista të hapura
-Vetting për politikanët
-Barazia e votës
-Vota e diasporës
-President nga populli
-Fund imunitetit nga ndjekja penale

Këto janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve, për të ngjallur shpresën dhe besimin te instrumenti i vetëm që kemi për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin”, – tha Basha.

Artikulli paraprakBerisha nxjerr në sulm ndaj drejtësisë Kason: Larot mbajnë Malltezin si të burgosur politik
Artikulli tjetërPërdorimi i simboleve të PD-së për halle familjare, është tradhëtia më e madhe që mund t’u bëhet demokratëve