Realizoi golin e parë me fanellën e Besiktas, Muçi: Detyra ime, dua të shënoj sa më shumë

Nuk mund të kishte nisje më të mirë se kjo për Ernest Muçin me fanellën e Besiktas. Që në ndeshjen e 3-të me fanellën e skuadrës turke, lojtari shqiptar gjeti golin, në fitoren 0-2 ndaj Instanbulspor.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura si sot. Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne. Goli im? Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, – Tha ai pas ndeshjes. Ernest Muçi u vlerësua si lojtari i ndeshjes. Besiktas renditet në vendin e katërt me 46 pikë.

Artikulli paraprakTrajtimi Natyral për Këmbë të Buta në Kushte Shtëpie
Artikulli tjetërMaqedonia e Veriut në prag të fushatës presidenciale, VOA: Shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin dhe Arben Taravarin