Reali shet yllin e skuadrës për Mbappe

Real Madrid pritet ta sakrifikojë Gareth Bale për ta transferuar yllin e Monacos, Kylian Mbappe. Sipas tabloidit britanik, “The Sun”, Real Madrid është duke shqyrtuar mundësinë e shitjes së Gareth Bale. Ky i fundit kërkohet nga Manchester United, derisa Los Blancos janë gati të negociojnë me klubin nga “Old Trafford” për ish-yllin e Tottenhamit.
Me paratë nga shitja e Bale, Los Blancos synon që ta transferojë yllin e ri të Monacos, Kylian Mbappe. Ylli i ri i Francës mund t’i kushtojë kampionit të Evropës dhe Spanjës më shumë se 100 milionë euro.
Fituesi i “Topit të Artë” pason gjithmonë në kohën e duhur, thotë Benzema, i cili lavdëroi edhe Zinedine Zidane. Sulmuesi francez, Karim Benzema, insiston se shoku i tij i skuadrës në Real Madrid, Cristiano Ronaldo, nuk është lojtar egoist, pavarësisht dëshirës së madhe për të shënuar në çdo kohë.
Portugezi shihet si favorit për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2017, i cili ka shënuar 42 gola në 46 paraqitje, duke ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligan e Ligën e Kampionëve, derisa Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube e fituan vitin e kaluar.
CR7 është kritikuar shpesh se ai gjithmonë kujdeset vetëm për statistika individuale në krahasim me Leo Messin, që e mbylli sezonin me 19 asistime, shtatë më shumë se Ronaldo. Por është Benzema ai që i ka dalë në ndihmë 32-vjeçarit, që shënoi dy gola në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit ditë më parë. “Kur dëgjoj emrin e tij, nuk di çfarë të them, e admiroj shumë”, tha ai për “AS”.
“Ai është person i jashtëzakonshëm. E kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë në fushë. Ai e kërkon gjithmonë topin dhe për këtë vrapon shumë”, shtoi Benzi. “Nuk është egoist, por kur ka topin, gjithmonë dëshiron të shënojë. Dhe natyrisht, ai më pason mua të shënoj”, shtoi Benzema.
Sulmuesi francez lavdëroi edhe trajnerin, Zinedine Zidane, i cili u bë i pari në histori të futbollit që e fiton Ligën e Kampionëve dy herë me radhë. “Ai është i kompletuar dhe trajner shumë profesional”, tha Benzema. “Të gjithë e admirojnë për vendimet që merr në momentet më vendimtare. Zidane është më shumë i emocionuar në stërvitje se sa lojtarët. E kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë”.

Artikulli paraprakDyshim për sulmin
Artikulli tjetërShqipëria po plaket